Bota
Sulm në kryeqytetin ukrainas, raketat ruse godasin tri anije mallrash

Ilustrim · Vizion Plus
Kryeqyteti ukrainas, Kievi, është përfshirë nga një valë sulmesh ruse me raketa, njoftoi kryebashkiaku Vitali Klitschko.
Sipas Reuters, që citon dëshmitarë, shpërthime janë dëgjuar në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sulmet vijnë pasi më herët gjatë ditës forcat ruse goditën dy anije mallrash dhe një cisternë në portet ukrainase dhe në Detin e Zi.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se një prej anijeve u godit në portin e Pivdenny, e dyta në Detin e Zi, ndërsa cisterna u godit në portin e Odesës.
Sipas autoriteteve ruse, të treja anijet përdoreshin për furnizimin e ushtrisë ukrainase.




