Protesta e 111-të/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta e 111-të/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!

19:12, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Ka nisur marshimi i qytetarëve në Tiranë, në ditën e 111-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit përsëriten thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.

“Rama, jepe dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve.

Protestuesit vijojnë marshimin përgjatë rrugëve të kryeqytetit, ndërsa protesta e 111-të shënon vijimin e aksionit të tyre kundër qeverisë.

Qytetarët pritet të ndalen përpara Kryeministrisë, ku do të vijojë protesta dhe fjalimet e pjesëmarrësve.

Protesta e sotme vjen pas tubimit të 110-të, i cili u zhvillua një ditë më parë në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco