VIDEO/ Çollaku: Partnerët amerikanë po shtyjnë hetimet, dosjet nuk mund të mbyllen pa dëshminë e Edi Ramës

18:58, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ në SYRI TV, me moderator Bled Marku, komentoi zhvillimet e fundit rreth hetimeve të SPAK dhe dosjeve që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Çollaku deklaroi se hetimet që lidhen me çështje të ndryshme kriminale dhe korruptive duhet, sipas tij, të çojnë edhe drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Duke iu referuar personave të përfshirë në hetime në Shqipëri dhe jashtë vendit, gazetari tha se bëhet fjalë për persona që, sipas tij, kanë informacion mbi veprimtari kriminale, ndërsa pretendoi se një pjesë e procedurave janë kryer me firmën ose dijeninë e kryeministrit.

Ai përmendi gjithashtu dosjet që lidhen me pastrimin e mbetjeve, inceneratorët dhe çështje të tjera, duke pretenduar se përgjegjësitë duhet të hetohen deri në nivelet më të larta të vendimmarrjes.

Sipas Çollakut, edhe mosveprimi, nëse provohet në rrethana të caktuara, mund të ketë rëndësi juridike. Gazetari u ndal edhe te ritmi i veprimeve të SPAK, duke e cilësuar hetimin mbi çështjen e pagave dhe kontrollet në zyrat e thesarit si një shembull të shpejtësisë me të cilën, sipas tij, mund të veprojnë institucionet e drejtësisë.

‘Në Francë kemi një Roni Yeffet tjetër, ku po na bëhen gjithëkush në çdo shtet, e kemi nga një vatër të pandehuri, por dhe me informacion të madh për punët e mëdha kriminale që janë zhvilluar, por me firmën dhe me lejen e kryeministrit Edi Rama. Kujt tjetër?

Nuk firmos kush tjetër. Janë nga rreshtat, janë nga radhat, të gjitha korrupsionet e Ramës për këtë, për këto pastrime, fshirje plastike, pastrime mbeturinash, inceneratorësh e kështu me radhë, janë thjesht pjesë e ngërçit.

Ai e di se çfarë po ndodh, e di çfarë do t'i vijë drejt tij, e di edhe që është e pandalshme vajtja në zyrën e tij për ta marrë, për ta marrë të pandehur. Është e pamundur të përfundojë një dosje realisht dhe juridikisht, pa marrë dëshminë e kryeministrit si pjesë e këtij hetimi, por dhe si pjesë e veprimeve, sepse tashmë janë konkrete, ai ka vepruar.

Nuk ka parë apo dëgjuar, edhe mosveprimi përbën element të veprës penale, lëre më firmosja, nënshkrimi, porosi që ai ka dhënë me mesazhe që janë pjesë e dosjeve. Kjo situatë kriminale, si të them, nuk shkon në zyrën e kryeministrit, struktura e Posaçme nuk ka bërë asnjë lloj hetimi tjetër.

Mua më erdhi mirë që hetimi i tyre për çështjen e pagave dhe vajtjen brenda katër-pesë ditësh në zyrat e thesarit... e tregoi që SPAK kur do Rama i tërheq ata me hir apo pa hir. Një model i mirë shpejtësie për të vepruar dhe për çështje të tjera. Po thelbi i të hetuarve, thelbi i të...

Unë them që edhe me operacionet që janë bërë të dukshme javën e fundit, do të thotë që jemi në një çështje ditësh për t'u parë që ata që janë të fjetura të rizgjohen, sepse ndërron automati. Fatkeqësisht, nuk më vjen mirë por prokuroria apo drejtësia jonë, gjithë punon... punon me vaksina, punon si në Covid.

Ose kur i ndërron automati, vijnë dritat dhe llampat nga Shtetet e Bashkuara dhe nga partnerët europianë. Këta s'duhet të kenë parasysh që kanë fatet... janë shqiptarë dhe kanë fatet e vendit në dorë. Natyrisht është punë e vështirë, por nëse s'ke shkuar për ta bërë, bëje, ose lëri radhën dikujt tjetër.

Dhe e them tani sepse kur cënohen interesat e Shteteve të Bashkuara, ata janë duke luftuar dhe kanë futur Shqipërinë. Dhe tek e mbështetja e Ambasadës po dhe e zyrtarëve amerikanë dhe ambasadores, nënsekretarëve e kongresmenëve, u theksua që cënohet siguria e Shteteve të Bashkuara dhe ftojmë Shqipërinë, po punojmë me institucionet shqiptare për ta thënë atë. Pra, këtë luftë ata po e bëjnë për vete, por fatmirësisht përfshihemi edhe ne brenda saj.’, tha gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco