“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri
Të paktën 49 persona kanë humbur jetën dhe 182 të tjerë ndodhen në spital pasi u helmuan nga alkooli i falsifikuar në shtetin Ondo, në jugperëndim të Nigerisë, bëri të ditur një zyrtar lokal.
Më 5 shtator, autoritetet lokale njoftuan se 29 persona kishin humbur jetën brenda një jave pasi kishin konsumuar alkool të falsifikuar. Komisioneri i Shëndetësisë i shtetit Ondo, Bandji Anjaka, tha se numri i viktimave është rritur në 49.
Autoritetet besojnë se vdekjet janë shkaktuar nga helmimi me metanol. Viktimat kishin konsumuar një lloj xhini vendas, të cilin banorët e quajnë “Bishti i Majmunit”, duke nxjerrë në pah rreziqet e pijeve alkoolike të parregulluara, të cilat janë të përhapura në pjesë të ndryshme të Nigerisë, pasi janë të lira dhe të lehta për t’u prodhuar.
Ajaka tha se helmimet mund të jenë të lidhura me dy ceremoni tradicionale të zhvilluara në rajonin Odigbo, gjatë të cilave pjesëmarrësit konsumuan një pije alkoolike lokale. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur konfirmim laboratorik të këtyre dyshimeve.
Viktimat shfaqën simptoma të ndryshme, përfshirë dhimbje koke, dhimbje trupi, vështirësi në frymëmarrje, halucinacione dhe verbëri.
“Ndodh shumë shpejt. Sapo e pinë, varësisht nga sasia, veshkat ndalojnë së funksionuari, sytë verbohen, truri shkatërrohet”, tha Ajaka.
Policia ka arrestuar një të dyshuar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e helmimit.
At least 48 people have died in Nigeria after drinking locally made alcohol suspected of containing methanol.
— Channel 4 News (@Channel4News) September 18, 2026
Another 100 people are receiving treatment, according to the health commissioner in the southwestern state of Ondo.
Methanol is a highly toxic form of alcohol, which is… pic.twitter.com/jtln2qyTSw
Mobilizim masiv në Teheran, qindra mijëra iranianë marshojnë dhe zotohen për mbrojtjen e vendit
Kievi nën sulmin e raketave ruse, goditen edhe tri anije mallrash në portet ukrainase
OKB: Janë regjistruar mbi 1,000 raste të dhunës seksuale që nga fillimi i luftës në Ukrainë
- 19:23 Mobilizim masiv në Teheran, qindra mijëra iranianë marshojnë dhe zotohen për mbrojtjen e vendit
- 19:05 Kievi nën sulmin e raketave ruse, goditen edhe tri anije mallrash në portet ukrainase
- 19:00 Trajneri i ri i Francës, Zidane, zbulon formacionin e ekipit për ndeshjet e Ligës së Kombeve
- 18:55 Nga Dinamo e Zagrebit drejt Lindjes së Mesme, zbulohet destinacioni i ri i sulmuesit Arbër Hoxha
- 18:47 OKB: Janë regjistruar mbi 1,000 raste të dhunës seksuale që nga fillimi i luftës në Ukrainë
- 18:40 Pavarësisht moshës, Ronaldo ftohet nga Portugalia! Jorge Jesus zbulon arsyen