Celebrities Lancio Music

“Këngën e kisha bërë para katër vitesh…”/ Algert Sala zbulon si lindi bashkëpunimi me Inis Nezirin për këngën “E imja”!

I ftuar në emisionin “Lancio” me David Priftin ka qenë Algert Sala. Artisti i njohur ka zbuluar më shumë detaje rreth projekteve të tij muzikore, fillimeve të karrierës dhe planeve për të ardhmen.

Kantautor, kompozitor dhe autor tekstesh, Algerti krijon jo vetëm për veten, por edhe për artistë të tjerë. Gjatë intervistës, ai u ndal te procesi i krijimit dhe mënyra se si përvojat personale shndërrohen në muzikë. Gjatë intervistës ka zbuluar edhe më shumë rreth bashkëpunimit me Inis Nezirin, një projekt që është bërë pjesë e “The Top List”, duke u renditur në vendin e 43-të.

Dy artistët nuk i bashkon vetëm muzika, por edhe një miqësi e ngushtë. Pikërisht kjo marrëdhënie bëri që prej kohësh të mendonin për realizimin e një materiali të përbashkët. Algerti tregoi se kënga që përfundoi si bashkëpunim mes tyre nuk ishte një krijim i ri. Përkundrazi, ai e kishte realizuar atë rreth katër vite më parë dhe vendosi t’ia prezantonte Inisit.

Unë me Inisin, duke qenë se kemi një shoqëri shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, kishim në plan që të sillnim një material. Duke qenë se unë këtë këngë e kisha bërë para katër vitesh, i thashë që kam një material dhe dëgjoje. I pëlqeu. Plani nuk ishte për në verë, por pas shtatorit, sepse edhe ajo kishte angazhimet e saj. Ama gjërat rrodhën ndryshe…