Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke shënuar ditën e 111-të të qëndresës qytetare.
Në protestën e sotme, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku shprehen kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Një prej pankartave shkruan: “Shpike ‘Praninë Besnike’ që të dukesh pranë nesh, por me ministrat në SPAK, mbete i vetëm si dordolec!”.
Po në të njëjtën pankartë, ata i drejtohen kryeministrit duke i thënë se “dorëheqja është minimumi për këtë skuadër në dështim” dhe se “burgu është rruga jote, për ty nuk ka më shpëtim!”.













