‘Dorëheqja është minimumi’/ Protestuesit sfidojnë Ramën: Burgu është rruga jote

‘Dorëheqja është minimumi’/ Protestuesit sfidojnë Ramën: Burgu është rruga jote

19:40, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke hyrë në ditën e 111-të të qëndresës qytetare.

Qytetarët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë përmes pankartave, duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mesazhet e protestuesve kanë qenë të drejtpërdrejta dhe kritike ndaj qeverisë dhe situatës politike në vend.

Në njërën prej pankartave shkruhet: ’Shpike ‘Praninë Besnike’ që të dukesh pranë nesh, por me ministrat në SPAK, mbete i vetëm si dordolec!’

 

Në të njëjtën pankartë, protestuesit i drejtohen kryeministrit me mesazhin: ’Dorëheqja është minimumi për këtë skuadër në dështim’, ndërsa vijojnë me një tjetër akuzë: ’Burgu është rruga jote, për ty nuk ka më shpëtim!’

Kritikat janë shtrirë edhe te platforma e re e qeverisë, ‘Prani Besnike’, të cilën protestuesit e kanë lidhur me vështirësitë ekonomike me të cilat, sipas tyre, përballen qytetarët.

’Rama flet për ‘Prani Besnike’, qytetarët: ‘Si ta mbyll muajin? 55% në vështirësi’’, thuhet në një tjetër pankartë.

Protesta vijon, ndërsa pankartat janë kthyer në një nga mënyrat kryesore përmes të cilave qytetarët përcjellin mesazhet dhe kritikat e tyre ndaj qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco