LIVE UPDATES
Aktualitet

Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve. Pezullohen 2 zyrtarë, Indrit Aliu shpallet në kërkim

Nisur nga kjo situatë, Aurel Kotorri, një punonjës i Ministrisë së Brendshme me detyrë specialist IT dhe Orjola Omi, e punësuar pranë njësisë bashkiake nr.3 në Tiranë, janë pezulluar nga detyra, pasi prokuroria e Tiranës ka zbuluar implikimin e tyre në një skemë të falsifikimit të gjendjen civile për disa persona.

18 Shtator 2026, 19:49 Nga Elton Qyno

Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve.

TIRANË- Profili i një punonjësi të Gjendjes Civile në Horë-Vranisht, me emrin “Pandeli Shirokaj”, i cili ka 3 vite që kishte dalë në pension është përdorur më pas nga zyrtarë të Gjëndjes Civile, për të kryer në 45 raste ndryshimin e identiteteve të personave të ndryshëm në Shqipëri.

 Në 16 qershor 2023, “Pandeli Shirokaj” ka dalë në pension, por në sistemin on - line të Gjendjes Civile, emri i tij është kryer për falsifikime të të dhënave personale.

Nisur nga kjo situatë, Aurel Kotorri, një punonjës i Ministrisë së Brendshme me detyrë specialist IT dhe Orjola Omi, e punësuar pranë njësisë bashkiake nr.3 në Tiranë, janë pezulluar nga detyra, pasi prokuroria e Tiranës ka zbuluar implikimin e tyre në një skemë të falsifikimit të gjendjen civile për disa persona.

Vendimi për pezullimin e tyre nga detyra publike është marë nga gjykata e Tiranës. Ndërkohë në kërkim me masën e “Arrestit në burg” gjykata ka shpallur vlonjatin Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi apo David Isaac.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, vlonjati Indrit Aliu, rezulton i denuar më parë për vepren penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

Në dosje thuhet se veprimet e tij aktive kanë cenuar veprimtarinë normale të organeve shtetërore si dhe kanë cenuar dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar ndërkombëtarisht, duke përdorur dokumente të falsifikuara sikur janë lëshuar nga shteti i Izraelit.

Indrit Aliu, tregon me veprimet e tij për një rrezikshmëri të lartë shoqërore duke përdorur dokumente të falsifikuara për tu pajisur më tej me dokumente identiteti të rreme si kartë identiteti dhe pasaportë biometrike, për të lëvizur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me gjeneralitete të rreme.

Indrit Aliu alias Indrit Kolleshi, rezulton se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në David Isaac, në Zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Novoselë Bashkia Vlorë.

Por në 27 Nëntor 2025 nga ana njësisë administrative nr. 5 Bashkia Tiranë, ku ky person rezulton banor, është konstatuar ndryshimi gjatë kontrollit të procedurës për riaplikim për pasaportë biometrike.

Zyra e Përgjithshme e Gjendjes Civile, ka hetuar dhe shqyrtuar rastin dhe ka vendosur kthimin e gjeneraliteteve të mëparshme nga David Isaac në Indrit Kolleshi.

Ndërkohë në 29 dhjetor 2025 është bërë një kërkesë për ndryshimin e vendbanimit duke u caktuar si adresë e re për vendbanimin Njësia Administrative nr 3 Bashkia Tiranë.

Mirëpo në 13 Janar 2026, rezulton se nga ana e Njësisë administrative nr. 3 Bashkia Tiranë, rezulton se janë kryer veprime për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit sipas një certifikate që mban të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Izraelit nga Endrit Kolleshi në David Isaac, të dhëna që mbahen dhe aktualisht nga ky person.

Nisur nga këto rrethana, prokuroria ka konstatuar se ka dyshime se ndryshimet e emrit dhe mbiemrit janë kryer në kundërshtim me ligjin “Për gjendjen Civile” dhe se dokumentet në gjuhën hebraike të paraqitura nga Indrit Aliu janë të falsifikuara.

Punonjësja e Gjendjes civile të Zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake nr.3 Tiranë, Orjola Omi, duket se ka pranuar në kundërshtim me ligjin një akt të emërtuar certifikatë për ndryshimin e emrit të lëshuar sipas dokumentit nga Ministria e Brendshme e Shtetit të Izraelit. Sipas këtij dokumenti ndryshimi rezulton se është kryer në 7 Gusht 2008 nga Indrit Kolleshi në David Isaac./Syri.net

 

Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve.
Aurel Kotorri - IT e Gjendjes Civile
Emri i një pensionisti u përdor për ndryshimin e 45 identiteteve.
Indrit Aliu

Sondazh

Poll

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK