Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

18 Shtator 2026 | 20:14

Në një lidhje live për emisionin Euronews Tonight me gazetaren Mirela Milori, publicistja dhe gazetarja Keida Kostreci diskutoi mbi zhvillimet e fundit lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së dhe rrethanat e ngritjes së saj.

Duke u ndalur te analiza e ekspertëve amerikanë, Kostreci zbardhi prapaskenat gjeopolitike se pse Uashingtoni iu bashkua Evropës për t’i bërë presion Prishtinës, duke e lidhur këtë vendim me kontekstin diplomatik të administratës së ish-presidentit Barack Obama.

Sipas Kostecit, ideja kryesore lidhej me interesat madhore gjeopolitike të SHBA-së në atë periudhë, veçanërisht me arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, ku Uashingtonit i nevojitej mbështetja e Fuqive të Mëdha.

 “Thor Williams ishte një nga dëshmitarët e mbrojtjes gjatë procesit të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Thaçi dhe përveç kësaj ai vazhdimisht ka dëshmuar këtu në kongresin amerikan duke ngritur kambanën e alarmit për barazinë morale mes viktimës dhe atyre që kanë shkaktuar luftën.

Stein Ban duke qenë se ka qenë një këshilltar i afërt i ish-kongresmenit Eliot Engle gjithmonë ndjek një linjë të përvojës së kongresit të trupave legjislative dhe përveç faktit që ai e ka bërë shumë të qartë dhe më herët dhe në intervistë që premisa e ngritjes së gjykatës ishte e gabuar. Mandati ishte i gabuar sepse u ngrit për diçka tjetër dhe pastaj u zhvendos në diçka tjetër, atëherë ai duke pasur parasysh përvojën e tij mendon që mund të ketë një rol për të luajtur Kuvendi i Kosovës për shembull që ta shqyrtojë punën e kësaj gjykate dhe çdo element të kësaj gjykate.

Kjo është diçka pak më teknike por është një ide e hedhur prej tij. Ajo që më bëri më shumë përshtypje dhe që zoti Stemba solli duke pasur parasysh përvojën e tij 30 vjeçar si shef i stafit i zotit Engle është se ai jep një perspektivë se çfarë ndodhi 12 13 vjet më përpara.

Pse Amerika ju bashkua Evropës, Washingtoni ju bashkua Evropës që t’i bënte presion Kosovës për ta ngritur një gjykatë të tillë dhe ai tregon, na kujton që është mirë të mos harrojmë kontekstin gjeopolitik që në atë kohë Shtetet e Bashkuara.

Aadministrata e ish-presidentit Obama po përpiqej që të arrinte një marrëveshje për Iranin me atë formulën P5+1 dhe në kushte të tilla duket se zoti Obama donte kaq shumë të arrinte këtë marrëveshje dhe nuk donte që, si të thuash, donte të kishte bashkëpunimin e Evropës dhe të Rusisë për këtë çështje. Për këtë arsye mund të ketë bërë presion, por nga ana tjetër siç thotë zoti Obama është një konstitucionalist vetë dhe mund ta ketë menduar në atë moment që s’ka asnjë gjë të gabuar që të ngrihet një gjykatë që të merret me krimet.

Po kjo gjykatë nuk u morë me krimet e të dyja palëve, u morë vetëm me krimet, u morë vetëm me zotin Thaçin, me ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së. Kështu që për zotin Stein Baum nga ai si ekspert ai tha se në të menduarin e tij zoti Obama dhe administrata e tij gabuan në atë rast dhe pastaj rrodhën ato që rrodhën”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verdikti për ish-drejtuesit e UÇK-së, gazetarja e Euronews nga Haga: Thaçi do ngrihet i pari në këmbë

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj, raportoi nga Haga se qytetarë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës e më gjerë janë...
19:46 | 15/09/2026

Gazetari: Prokuroria në Hagë me 28 orë xhirime, mes tyre edhe takimet e Thaçit me gruan

Gazetari i Euronews në Prishtinë, Xhemajl Rexha, foli në një lidhje live me gazetaren Mirela Milori për zhvillimet në Hagë, ku Prokuroria pranë Dhomave të...
20:29 | 10/09/2026

Çfarë fshihet pas lëvizjeve të Ramës dhe Berishës? Politologu: Problemet që nxorën njerëzit në shesh janë aty

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në studion e “Tonight” me Mirela Milorin, komentoi zhvillimet politike dhe lëvizjet e fundit të Edi Ramës dhe Sali Berishës,...
20:06 | 02/09/2026