Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 111 e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

‘Asnjë reagim për imunitetin’, Bardhi: SPAK nuk mund të presë Ramën derisa të bindë Ballukun të dorëzojë mandatin

‘Asnjë reagim për imunitetin’, Bardhi: SPAK nuk mund të presë Ramën derisa të bindë Ballukun të dorëzojë mandatin

20:19, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar sërish për mos reagimin e SPAK në lidhje me hetimet për Belinda Ballukun.

“SPAK-ut nuk i takon të ecë me ritmin e llogarive politike të Kryeministrit. SPAK nuk është mandatuar të presë Edi Ramën derisa të bindë Belinda Ballukun të dorëzojë mandatin”, shkruan Bardhi.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

DITA 8

Edhe kjo javë u mbyll pa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Mungesa e saj në Parlament, pikërisht kur PS-së i duheshin 84 vota, tregon qartë tensionin mes saj dhe Edi Ramës, i cili, në mars, rreshtoi tre arsyet për ta arrestuar dhe SPAK ia dha në shtator të tria: KORRUPSION, PASTRIM PARASH, FSHEHJE PASURIE.

SPAK-ut nuk i takon të ecë me ritmin e llogarive politike të Kryeministrit. SPAK nuk është mandatuar të presë Edi Ramën derisa të bindë Belinda Ballukun të dorëzojë mandatin.

SPAK është mandatuar të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, i pavarur nga pushteti dhe nga interesat e tij politike.

P.S. Për sigurimin e votës së 84-t në orën 2 të mëngjesit, Edi Rama kaloi edhe një cak human që vështirë se mund  të imagjinohet. Por kjo është një histori tjetër, pa lidhje me Ballukun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco