Trajneri i Kombëtares italiane ka zyrtarizuar listën me 34 futbollistë, me të cilët do të përballojë katër ndeshjet e para të Nations League.
Italia do të luajë ndaj Belgjikës, të premten e 25 shtatorit në stadiumin “Olimpico” të Romës, më pas ndaj Turqisë, të hënën më 28 shtator në Bursa, ndaj Francës, të premten më 2 tetor në “Stade de France” në Saint-Denis, ndërsa ndaj Turqisë do të përballet sërish më 5 tetor në stadiumin “Dall’Ara” të Bolonjës.
Në këtë listë spikasin nëntë futbollistë të grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren italiane.
Lista e të grumbulluarve
Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Massimo Pessina (Bologna), Guglielmo Vicario (Juventus).
Mbrojtës: Honest Ahanor (Crystal Palace), Alessandro Bastoni (Inter), Riccardo Calafiori (Arsenal), Diego Coppola (Paris FC), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Daniele Ghilardi (Roma), Michael Kayode (Brentford), Eddy Kouadio (Monza), Gianluca Mancini (Roma), Giorgio Scalvini (Atalanta).
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Issa Doumbia (Sporting CP), Nicolò Fagioli (Fiorentina), Davide Frattesi (Lazio), Rolando Mandragora (Torino), Alessandro Romano (Cagliari), Sandro Tonali (Tottenham).
Sulmues: Nicolò Cambiaghi (Bologna), Francesco Pio Esposito (Inter), Sebastiano Esposito (Sassuolo), Samuele Inacio (Borussia Dortmund), Moise Kean (Como), Daniel Maldini (Cagliari), Giacomo Raspadori (Atalanta), Gianluca Scamacca (Atalanta), Antonio Vergara (Napoli), Nicolò Zaniolo (Udinese), Mohamed Alì Zoma (Nuremberg).
Nëntë futbollistë do të kenë grumbullimin e parë me Kombëtaren. Bëhet fjalë për portierin e Bolonjës, Massimo Pessina; mbrojtësin e Romës, Daniele Ghilardi; mbrojtësin e Brentfordit, Michael Kayode; mbrojtësin e Monzës, Eddy Kouadio; mesfushorin e Cagliarit, Alessandro Romano, i cili pak ditë më parë zgjodhi të ndryshojë kombëtaren pasi kishte luajtur me Zvicrën në nivelet e moshave; mesfushorin e Sportingut, Issa Doumbia; sulmuesin e Sassuolos, Sebastiano Esposito; sulmuesin e Napolit, Antonio Vergara dhe sulmuesin e Nurembergut, Mohamed Alì Zoma.
Pas grumbullimit të qershorit për ndeshjet miqësore ndaj Luksemburgut dhe Greqisë, janë konfirmuar sërish Honest Ahanor (Crystal Palace) dhe Samuele Inacio (Borussia Dortmund).
Ndërkohë, pas një periudhe të gjatë rikthehen në Kombëtare Nicolò Fagioli dhe Nicolò Zaniolo, të dy të munguar që prej tetorit 2024. Gjithashtu, rikthehet Rolando Mandragora, i cili ishte grumbulluar për herë të fundit në mars të vitit 2021.
Italia do të zhvillojë të hënën, më 21 shtator, seancën e parë stërvitore në Coverciano, përpara debutimit në edicionin e pestë të Nations League. Ndeshja e parë do të luhet të premten, më 25 shtator, ndaj Belgjikës në stadiumin “Olimpico” të Romës.
© SYRI.net
Teuta fundos Vllazninë në Shkodër, Umejiego protagonist në fitoren 2-0
Tuchel refuzoi transferimin e Cristiano Ronaldos te Chelsea
Da Cunha grumbullohet nga Zidane: Dua ta shoh, ai dhe Kalulu e meritojnë të jenë këtuBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: