Aktivisti Edison Lika ka bërë thirrje për vijimin e qëndresës qytetare, duke u shprehur se rezistenca duhet të jetë pjesë e jetës së përditshme dhe jo vetëm e protestave në shesh.
Në fjalën e tij, Lika u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë ndaj padrejtësive, pasi kjo mënyrë reagimi do t’ua vështirësonte qeverive të ardhshme të bëjnë gabime ndaj qytetarëve.
“Nëse kemi mësuar këtë, atëherë secili që do të vijë pas Edi Ramës do ta ketë shumë të vështirë që të bëjë gabime me këtë popull”, tha ai.
Lika tha gjithashtu se, sipas tij, ndryshimi nuk arrihet përmes pjesëmarrjes vetëm për pak ditë apo përmes aksioneve për t’u futur në kryeministri, por me qëndrese të vazhdueshme.
© SYRI.net