Ekskluzive, flet gruaja simbol e eksodit të Kosovës: Si na ndihmoi UÇK-ja të shpëtonim

18 Shtator 2026 | 20:58

Në një intervistë ekskluzive për Euronews, në “Review” me Greta Topjanën, foli nga Kosova Sherife Luta, gruaja simbol e eksodit të Kosovës gjatë luftës. Në atë kohë, ajo ishte 22 vjeçe dhe mbante në gji vajzën e saj 6-muajshe, Besën.

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Luta tha se ndihet shumë keq për lajmin. Ajo rrëfeu edhe momentet e largimit nga shtëpia, duke kujtuar ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë arratisjes.

“Ndihem shumë keq, një lajm shumë i keq më ka ardhur atë ditë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Më 8 mars jemi detyruar me dalë nga shpia me dhunë, se forcat serbe na detyruan me dalë nga shtëpia. Ushtria jonë Çlirimtare na ndihmoi të largohemi dhe na tha që të ikim, sepse do të luftohej me serbët. Ikëm nga fshati Ivaj drejt Kaçanikut dhe aty ishim të rrezikuar, se na ndaluan forcat serbe gjatë rrugës. Me ndihmën e OSBE-së dhe Ushtrisë tonë shpëtuam. Ishte një udhëtim shumë i gjatë, 24 orë. Ka qenë e vështirë, me ndihmën e Ushtrisë tonë dolëm dhe u larguam nga fshati.”

Luta u shpreh se për të UÇK-ja është ushtria që ka ndihmuar Kosovën dhe që, sipas saj, i ka sjellë lirinë. Ajo tha se fotografia e saj me vajzën Besën i kujton kohën e luftës, ndërsa sot vajza e saj e kujton dhe e kupton atë periudhë.

“UÇK-ja është për mua ushtria që na ka ndihmuar shumë, e ka ndihmuar Kosovën dhe na ka sjellë lirinë. Fotoja më kujton kohën e luftës. Besjana tani e përkujton luftën dhe e di dhe e kupton edhe ajo. Kurrë nuk harrohet kjo deri në momentin e vdekjes. Ata njerëz që kanë përjetuar ato që na ka bërë Serbia, nuk harrohen”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

Në një lidhje live për emisionin Euronews Tonight me gazetaren Mirela Milori, publicistja dhe gazetarja Keida Kostreci diskutoi mbi zhvillimet e fundit lidhur me vendimin...
20:14 | 18/09/2026

BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për vendimin e Hagës: Ajo jep drejtësi të paanshme

Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në lidhje me reagimet e tyre për dënimin ndaj...
17:31 | 18/09/2026

Kryeministri Kurti udhëton për në SHBA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime...
16:26 | 18/09/2026