Akti i fundit ndaj gjyqësorit/ Muçollari: Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit që e donte Ramën mbret
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një status ...
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një status ...

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një status publik ka akuzuar kryeministrin Rama se po konsolidon pushtetin duke goditur institucionet dhe opozitën.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai e lidh aktin e fundit ndaj gjyqësorit me ëndrrën e arkitektit holandez për një Shqipëri pa zgjedhje e rotacion, me Ramën në pushtet.
Muçollari thekson përplasjet me drejtësinë, çështjen McGonigal dhe betejën për drejtimin e PD-së, duke argumentuar se Rama po synon eliminimin e çdo pengese ndaj pushtetit të tij.
“Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit holandez që e donte Ramën mbret
Me aktin e fundit që la gjithë gjyqësorin pa rroga dhe refuzoi të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama hodhi një hap tjetër drejt realizimit të ëndrrës së arkitektit holandez. Në librin “Albanian Files”, me parathënie nga Kryeministri, arkitekti shprehej se do të donte që në Shqipëri të mos kishte zgjedhje, të mos kishte rotacion, të mos kishte asgjë tjetër pra, përpos Edi Ramës. Ai sugjeron që t’i jepet pushtet i përjetshëm, të bëhet mbret.
Kjo ishte ëndrra e një njeriu që jeton në një vend demokratik ku mbahen zgjedhje e referendume dhe ku askush nuk ka pushtet as të përjetshëm, as mbi të tjerët.
Pavarësisht se sa e çmendur duket kjo dëshirë, Edi Rama ka punuar me gjithë fuqinë që ka për ta realizuar. Duke sulmuar, dhunuar apo eliminuar pengesat që ka drejt pushtetit total dhe të përjetshëm.
Në fillim ai vuri në jetë planin për zhdukjen e Opozitës, Partisë Demokratike. Me komplotin e McGonigal, i cili nxiti hetime të paligjshme ndaj PD me trillimin për financim rus. Doli se McGonigal ishte paguar për këtë dhe sot ai është në burg. Më tej, Rama u investua në shpalljen non-grata të Sali Berishës. Mori vulën dhe logon e PD. Pra, bëri gjithçka për asgjësimin e Opozitës.
Një pengesë tjetër që ka Kryeministri sot është, me sa duket, drejtësia, që pavarësisht kontrollit dhe diktatit që ka ndaj segmenteve të saj, sërish ekziston potenciali që ajo të kthehet në bezdi dhe kanosje për pushtetin. Mjafton të kujtojmë këtu fatin e shpejtë të Ballukut, njeriut më të afërt të Kryeministrit.
Duke mos u dhënë pagat dhe duke e shpallur të pavlefshme Gjykatën Kushtetuese, Rama ka goditur një pushtet në teori të pavarur që mund ta sfidojë.
Parlamentin kuptohet se nuk e llogarit, ndërsa një tjetër instancë, Presidentin e Republikës, e ka kthyer që prej ditës së parë në një sekretar për dekretet e tij.
Me këto hapa, jemi shumë afër realizimit të ëndrrës së arkitektit holandez. Por drejtësia ka reaguar, opozita nuk ra dhe është në vijën e parë, dhe qytetarët janë ngritur në shesh. Këto ankthe po e mbajnë ende larg gjumin e ëmbël për pushtet të pakufishëm e të përjetshëm”, shkruan Muçollari./ CNA
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka thye...
Sot zhvillohet dita e 111 e protestës. Protestuesit pasi u...
Bashkimi Evropian ka përcjellë një mesazh të qartë pas rea...
Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Piazza Duom...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me ...
Deputeti i PD-së Enno Bozdo ka reaguar për takimin e kryem...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka komentuar audiopërgjimet e i...
Në një seancë maratonë Kuvendi ka miratuar projektligjin e...
Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për...
Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në masën e sigurisë “arr...
Një vatër zjarri ka rënë sot në malin e Moravës në Korçë. ...
Përveç muzikës dhe serenatave, nata e parë e “Serenights F...
Prokuroria e Posaçme po merr në pyetje drejtoreshën e Thes...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se ka shumë shpresë...
Kreu i PD-së Sali Berisha, i ftuar në emisonin Opinion me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ç...
Kreu i PD-së Sali Berisha në emisionin Opionin me Blendi F...
Në ditën e 110 të protestës, qytetarët kanë shkuar përpara...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion u p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisio...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesi...
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shk...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tenta...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Pas humbjes dërrmuese të CDU-së në zgjedhjet e Saksonisë-A...
Protestues në vende të ndryshme të botës kanë dalë në rrug...
Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një...
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...