Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pentagoni publikon dosjen e gjashtë për UFO-t, pamje nga Utah dhe hetimi 22 milionë dollarësh

    Ndahet nga jeta bashkëshortja e deputetit socialist, mesazhi prekës: Sot na la vetëm

    “Jam gati të rrihem me Jozin”, Rogert Sterkaj zbulon prapaskenat e BBV5: Ledion Liço s’ka dashur të më shohë me sy të ballit. Ka bërë diçka…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Pentagoni publikon dosjen e gjashtë për UFO-t, pamje nga Utah dhe hetimi 22 milionë dollarësh
    Botë

    Pentagoni publikon dosjen e gjashtë për UFO-t, pamje nga Utah dhe hetimi 22 milionë dollarësh

    September 18, 2026

    Pentagoni ka publikuar të premten një tjetër grup dokumentesh, videosh dhe imazhesh që lidhen me fenomenet ajrore të pashpjegueshme, duke shënuar publikimin e gjashtë në kuadër të përpjekjeve të qeverisë amerikane për të bërë publike të dhënat historike mbi UFO-t.

    Materialet e fundit përfshijnë pamje video të objekteve që dukeshin sikur po grumbulloheshin në qiell mbi Utah në vitin 1952, si dhe një raport shpenzimesh të vitit 2008. Dokumenti evidenton kostot e një hetimi qeveritar që kapte vlerën e afro 22 milionë dollarëve dhe që kishte në fokus fenomenet ajrore të pashpjegueshme.

    Publikimi i ri vjen pas pesë grupeve të mëparshme të materialeve të bëra publike, pas urdhrit ekzekutiv të nënshkruar më herët këtë vit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të udhëzuar administratën amerikane që të nxirrte në dispozicion të publikut të dhënat e lidhura me UFO-t.

    Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnel, deklaroi se publikimi i së premtes përfaqëson grupin e gjashtë të dosjeve të deklasifikuara dhe historike mbi Fenomenet Anomale të Paidentifikuara, të njohura si UAP.

    “Sot, Departamenti i Luftës po publikon publikimin e gjashtë të dosjeve të deklasifikuara dhe historike të Fenomeneve Anomale të PaIdentifikuara (UAP) si pjesë e Sistemit Presidencial të Zbulimit dhe Raportimit për Takimet me UAP (PURSUE)”, tha Parnel.

    Ai bëri të ditur gjithashtu se procesi i publikimit do të vijojë edhe në të ardhmen, duke theksuar se Departamenti i Luftës planifikon të nxjerrë vazhdimisht dosje të tjera dhe se po punon për publikimin e radhës të materialeve që lidhen me UAP-të.

    Pentagoni ufo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pentagoni publikon dosjen e gjashtë për UFO-t, pamje nga Utah dhe hetimi 22 milionë dollarësh

    September 18, 2026

    Ndahet nga jeta bashkëshortja e deputetit socialist, mesazhi prekës: Sot na la vetëm

    September 18, 2026

    “Jam gati të rrihem me Jozin”, Rogert Sterkaj zbulon prapaskenat e BBV5: Ledion Liço s’ka dashur të më shohë me sy të ballit. Ka bërë diçka…

    September 18, 2026

    Vd*kja e këngëtarit grek/ Sekretarja rrëfen minutat e fundit: E pashë dhe e përshëndeta

    September 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.