• Kontakt
Friday, September 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Orët e Tiranës

21:24 : 18/09/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Tik -taku i gjashtë muajve

Tirana politike sot i ngjan sportelit të një hoteli të madh në murin e të cilit janë varur gjashtë orë dhe secila tregon kohë te ndryshme.

1. Ora e sheshit

Në ditën e 111-të, protesta është ende në shesh dhe kërkesat kryesore politike mbeten po ato: dorëheqja e Kryeministrit dhe qeveria teknike.

Lexo edhe:

Protesta e 111-të, qytetarët mesazh Ramës: Dorëheqja është minimumi!

“Shqipëria nuk prodhon asgjë’/ Protesta e 111-të kundër Ramës, qytetari: Të vazhdojë qëndresa!

Fakti që protesta ka kaluar verën dhe ka hyrë në vjeshtë është në vetvete një ngjarje, por tani pyetja nuk është sa do të zgjasë, por a do të kete masivitetin e javëve të para? A do të prodhojë një mekanizëm politik për kërkesat e veta, sidomos për qeverinë teknike.

Kjo orë deri më tani ka treguar qëndrueshmërinë e protestes, por në gjashtë muajt e ardhshëm do të tregojë ndikimin që do të ketë.

2. Ora elektorale

Gradualisht po hyjmë në orbitën e zgjedhjeve lokale të pranverës së ardhshme. Në Tiranë, PS dhe PD pothuajse kanë “zyrtarizuar” kandidatët.

A do ta ndryshojë protesta fushatën, kandidatët dhe temat e saj apo, afrimi i zgjedhjeve do ta tërheqë protestën në gravitetin e partive? A do të prodhojë protesta lëvizje/formacion politik?

3. Ora parlamentare

Në Parlament po punojnë ndërkohë dy mekanizma që mund të ndryshojnë fushën e lojës: reforma zgjedhore dhe reforma territoriale.

A mund të bëhen dy reforma kaq të rëndësishme vetëm si marrëveshje mes partive tradicionale, kur jashtë Parlamentit është krijuar ndërkohë një energji politike që nuk identifikohet domosdoshmërisht me to?

4. Ora e drejtësisë

SPAK ka kalendarin e vet, dosjet e veta dhe ritmin e vet dhe, ndryshe nga ora elektorale apo parlamentare, kjo është një orë që vështirë të kurdiset  sipas axhendës së politikës.

Një hetim, një akuzë apo një gjetje e “re”  në një dosje VIP mund ta ndryshojë brenda ditës axhendën politike. Në një periudhë normale kjo do të ishte thjesht një ngjarje e madhe mediatike/gjyqësore, skandali radhës, por në një periudhë proteste dhe pragzgjedhjesh, efekti politik mund të jetë shumë më i madh.

5. Ora europiane

Kjo orë punon sipas kohës së Brukselit, por tik-taku i saj dëgjohet gjithnjë e më fort në Tiranë. Qeveria ka premtuar se deri në fund të vitit tjetër do të mbyllë kapitujt ndërkohë që deri tani nga 33 kapitujt janë mbyllur (përkohësisht) vetëm 3. Zotimi është se deri në fund të vitit tjetër do të mbyllen 30!

Një nga çështjet prej së cilës u ndez  protesta, zonat e mbrojtura, lidhet drejtpërdrejt me Kapitullin 27, mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Qeveria dëshiron të vrapojë drejt mbylljes së kapitujve, ndërsa një prej kushteve të Brukselin e kthen përsëri te vendi nga nisi protesta, në Zvërnec. (Në procesin e integrimit, ndër dekada kemi treguar herë pas here një talent të rrallë: vrapojmë drejt finishit dhe, gjatë rrugës, arrijmë të qëllojmë me sukses veten)

6. Ora pa akrepa

Kjo orë nuk ka kalendar parlamentar, datë zgjedhjesh, afate negociatash apo procedurë penale, është ora e “asaj që nuk ta merr mendja “, nuk ka akrepat, por ecën…

Mund të jetë një incident, një përplasje, një reagim joproporcional, një përgjim, një gafë politike, një ngjarje që sot nuk ekziston në axhendën apo mendjen e dikujt. Në momente ndryshimi, historia ka treguar  se shpesh nuk është ajo që planifikon që e ndryshon dinamikën dhe rrjedhën, por ngjarja që askush nuk e kishte menduar. Nëse do të vija bast do të qarkoja  policinë si një nga faktorët që mund ta rrisë ose ta ulë temperaturën. Kjo është ora që nuk e sheh askush, deri në çastin kur bie zilja e alarmit.

Cila prej këtyre orëve do të ecë më shpejt gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe cila do t’ua imponojë ritmin pesë të tjerave?

A mund të shkojë vendi normalisht drejt zgjedhjeve vendore nëse protesta vazhdon?

A mund të bëhet reforma zgjedhore pa marrë parasysh energjinë dhe kërkesat politike që kanë lindur jashtë partive të mëdha?

A mund të kërkojë protesta qeveri teknike pa propozuar mekanizmin se si krijohet ajo?

Çfarë ndodh nëse SPAK prodhon një goditje të madhe në mes të kësaj situate?

Çfarë ndodh nëse një incident i paparashikuar ndryshon brenda pak orësh gjithçka?

Për momentin, të gjashte orët punojnë njëkohësisht dhe askush nuk e di se cila është përpara dhe cila është prapa dhe mbi të gjitha cila  orë do t’ua imponojë kohën të tjerave!

Etiketa: lutfi dervishiprotestazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e 111-të, qytetarët mesazh Ramës: Dorëheqja është minimumi!

19:34 : 18/09/2026
AKTUALITET

“Shqipëria nuk prodhon asgjë’/ Protesta e 111-të kundër Ramës, qytetari: Të vazhdojë qëndresa!

19:14 : 18/09/2026
AKTUALITET

Gjykata e Tiranës liron protestuesit e arrestuar pas tubimit të së hënës

13:06 : 17/09/2026
AKTUALITET

Protestuesit zhvendosen sërish, bllokojnë rrugën duke përmbysur koshat e mbeturinave

12:34 : 17/09/2026
AKTUALITET

Protestuesit zhvendosen sërish pranë Kuvendit: Qeveri e krimit, ju erdhi fundi!

12:11 : 17/09/2026
AKTUALITET

Protestat në Tiranë/ Zv.presidenti i PE: S’jeni vetëm në betejën kundër korrupsionit

10:26 : 16/09/2026
Para

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, qytetarët ngrihen në protestë në Prishtinë

TË GJITHA

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së në Hagë, qytetarët ngrihen në protestë në Prishtinë

21:28 : 18/09/2026

Orët e Tiranës

21:24 : 18/09/2026

Raporti tronditës/ Raiffeisen, banka që po financon makinerinë e luftës së Putinit

21:13 : 18/09/2026

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

20:58 : 18/09/2026

Nga dorëheqja e Ramës te ndryshimet kushtetuese, aktivistja përsërit kërkesat e protestuesve

20:46 : 18/09/2026

Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Athinë

20:41 : 18/09/2026

Shpërthejnë protesta globale, çmimet e karburanteve rriten ndjeshëm për shkak të luftës SHBA-Iran

20:29 : 18/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com