Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, djemtë e Thaçit, Krasniqit dhe Veselit në protestën e Prishtinës (VIDEO)

18 Shtator 2026 | 21:29

Në Prishtinë është zhvilluar dita e tretë e protestës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin me gjithsej 81 vite burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në protestë janë bashkuar edhe djemtë e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, të cilët kanë dalë në shesh së bashku me qytetarët.

Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa protestuesit kanë bërë thirrje “Mbroni UÇK-në”.

Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vite burg, Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite, duke e çuar në 81 vite burg dënimin e dhënë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Sheshi i Prishtinës është mbushur me qytetarë në natën e tretë të protestës, ndërsa vijojnë thirrjet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Peka zbardh detajet: EULEX e hetoi Kosovën për 24 vite, nga ’93 deri në 2017

I ftuar në emisionin Review me Greta Topjanë, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avenir Peka, ka analizuar ecurinë e hetimit të krimeve të luftës në Kosovë,...
21:31 | 18/09/2026

Ekskluzive, flet gruaja simbol e eksodit të Kosovës: Si na ndihmoi UÇK-ja të shpëtonim

Në një intervistë ekskluzive për Euronews, në “Review” me Greta Topjanën, foli nga Kosova Sherife Luta, gruaja simbol e eksodit të Kosovës gjatë luftës. Në...
20:58 | 18/09/2026

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

Në një lidhje live për emisionin Euronews Tonight me gazetaren Mirela Milori, publicistja dhe gazetarja Keida Kostreci diskutoi mbi zhvillimet e fundit lidhur me vendimin...
20:14 | 18/09/2026