Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Bashkia Lezhë hap konkursin mbarëkombëtar letrar “At Gjergj Fishta” (AFATET DHE JURIA)

Shkruar nga Newsbomb
Bashkia Lezhë hap konkursin mbarëkombëtar letrar “At Gjergj
 

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale hapjen e Konkursit Mbarëkombëtar Letrar “At Gjergj Fishta”, edicioni i vitit 2026.

Sipas njoftimit, në konkurs do të pranohen vepra letrare të botuara gjatë periudhës tetor 2025 – shtator 2026, në tri gjini poezi, prozë, përkthim letrar

Bashkia Lezhë sqaron se do të pranohen vetëm vepra të botuara, dhe jo dorëshkrime.

Për të marrë pjesë, autorët, botuesit apo përfaqësuesit e tyre duhet të dorëzojnë 3 kopje fizike të veprës, së bashku me versionin elektronik në format PDF, në adresën:

Secila prej kategorive do të ketë fituesin e saj, megjithatë juria rezervon të drejtën të mos shpallë fitues në një prej zërave, nëse asnjëra prej veprave nuk përmbush kërkesat estetike, letrare dhe formale për t’u vlerësuar si vepër me nivel të lartë artistik.

Në frymën e emrit dhe figurës së At Gjergj Fishtës, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet veprave që mbartin intonacione të letërsisë klasike dhe realiste, si dhe asaj moderniste dhe formaliste.

Juria e edicionit 2026 do të kryesohet nga shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj, ndërsa anëtarë janë redaktorja dhe kritikja letrare Suela Mino dhe shkrimtari e kineasti Gani Mehmetaj.

Afati i fundit për dorëzimin e veprave është 7 tetor 2026, ndërsa ceremonia e shpalljes së fituesve dhe ndarjes së çmimeve do të mbahet më 23 tetor 2026.

Bashkia Lezhë fton të gjithë autorët dhe botuesit nga e gjithë hapësira mbarëshqiptare të bëhen pjesë e konkursit, në nderim të trashëgimisë së At Gjergj Fishtës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese