Turi i takimeve 30 shtator-2 tetor/ Ursula von der Leyen viziton Tiranën, diskutohet integrimi në BE

18 Shtator 2026, 21:40Bota TEMA
Turi i takimeve 30 shtator-2 tetor/ Ursula von der Leyen viziton Tiranën,

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor në datat 30 shtator – 2 tetor, ku do të diskutojë partneritetin në rrugën e anëtarësimit të këtyre shteteve në BE dhe integrimin gradual të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podesta, në njoftimin e saj në Bruksel.

Gjatë vizitës së saj gjashtë ditore, von der Leyen do të vizitojë Tiranën, Prishtinën,  Podgoricën dhe Shkupin, ku do të takohet me krerët e shteteve dhe qeverive dhe do të vizitojë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian.

“Bashkimi ynë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor,” ka thënë von der Leyen në samitin BE-Ballkani Perëndimor në qershor, kujtoi Podesta.

Sipas Podestës, gjatë udhëtimit, presidentja e Komisionit Evropian do të përqendrohet në hapat e mëtejshëm të partnerëve në rrugën drejt BE-së dhe në progresin brenda integrimit gradual të mbështetur nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Von der Leyen do të vizitojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë në një periudhë të mëvonshme, për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe të përgjithshme që priten të mbahen në këto vende.

Lini një Përgjigje