LIVE UPDATES
Bota

Franca dhe Zvicra ndërmarrin masa për t’iu kundërvënë kërcënimeve hibride ruse

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi më 18 shtator për kërcënimet në rritje nga operacionet klandestine ruse në mbarë Evropën, duke thënë se ka urdhëruar ndërmarrjen e masave për të mbrojtur infrastrukturën kritike nga “sulmet hibride” ruse.

18 Shtator 2026, 21:41 Nga G.M
Franca dhe Zvicra ndërmarrin masa për t’iu
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Franca dhe Zvicra kanë ngritur shqetësimet lidhur me kërcënimet hibride ruse dhe kanë urdhëruar masa e kanë miratuar strategji për t’iu kundërvënë atyre.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi më 18 shtator për kërcënimet në rritje nga operacionet klandestine ruse në mbarë Evropën, duke thënë se ka urdhëruar ndërmarrjen e masave për të mbrojtur infrastrukturën kritike nga “sulmet hibride” ruse. Macron u zotua se sulmet e Rusisë në tokën franceze nuk do të kalojnë pa kundërpërgjigje.

“Kërcënimi hibrid rus kundër evropianëve dhe Francës është intensifikuar”, tha Macron për gazetarët, pas takimit me udhëheqësit politikë francezë.

Në këtë takim morën pjesë edhe shefat e dy agjencive të inteligjencës të Francës që njoftuan udhëheqësit me vlerësimet e tyre sa i përket sigurisë. Që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës më 2022, aleatët evropianë të Kievit, përfshirë Francën, kanë ngritur alarmin për sulmet hibride, që i kanë lidhur me Rusinë.

Megjithatë, këto sulme vlerësohet se janë nën pragun e një lufte të hapur. Megjithatë, ato kanë përfshirë fluturime dronësh afër objekteve me rëndësi, shkelje të hapësirave ajrore dhe sulme kibernetike. Më herët gjatë këtij muaji, Berlini e fajësoi Moskën për një incident në aeroportin e Lejpzigut, incident që sipas Bashkimit Evropian kishte të gjitha shenjat e “terrorizmit të sponsorizuar nga shteti”.

Ky incident vuri në pah përshkallëzimin sa u përket taktikave që Moska është e gatshme t’i përdorë ndaj shteteve të NATO-s. Macron tha se ka urdhëruar “Qeverinë që të përgatisë një plan për mbrojtjen e infrastrukturës sonë kritike” dhe të objekteve “më të ndjeshme” të industrisë së mbrojtjes dhe teknologjisë, nga sulmet me dronë dhe sulmet kibernetike.

Ai shtoi se ministri i Brendshëm i Francës është me kryetarët e komunave për të rritur vigjilencën. Macron tha se pavarësisht kërcënimeve ruse, Franca do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën dhe u zotua se Parisi do t’u përgjigjet sulmeve klandestine ruse.

“Kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Macron, pa dhënë detaje të tjera.

“Qëllimi i kësaj është të na frikësojë dhe të pengojë përpjekjet për t’i mbështetur ukrainasit. Pasoja do të jetë e kundërta. Ne nuk frikësohemi, sepse e dimë se ajo që është në rrezik sot në Ukrainë është siguria jonë”, theksoi Macron.

Po më 18 shtator, Qeveria e Zvicrës njoftoi se Këshilli Federal ka miratuar Strategjinë e Politikës së Sigurisë së Zvicrës 2026.

“Në përgjigje të përkeqësimit të situatës së sigurisë, Zvicra ka tri objektiva: forcimin e qëndrueshmërisë, përmirësimin e mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes”, u tha në njoftim.

Sipas Zvicrës, lufta e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, kërcënimet hibride dhe varësitë kritike paraqesin sfida për shtetin, ekonominë dhe shoqërinë. Ajo tha se situata ndërkombëtare e sigurisë po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, duke theksuar se kërcënimet hibride po rriten dhe infrastruktura kritike po bëhet më e cenueshme.

“Me Strategjinë e Politikës së Sigurisë 2026, Këshilli Federal po e pozicionon Zvicrën për të përballuar këtë mjedis. Prioritetet strategjike për vitet e ardhshme janë forcimi i qëndrueshmërisë, përmirësimi i kapaciteteve për rezistencë dhe mbrojtje, si dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse”, u tha në njoftimin e Qeverisë Zvicerane.

Strategjia e re, sipas Zvicrës, ka 46 masa dhe dhjetë qëllime kryesore të cilat do të nisin që të zbatohen menjëherë.

“Strategjia ka prioritet masat që luftojnë kërcënimet që ka gjasa të ndodhin më shumë: sulmet hibride dhe nga distanca dhe krimi i organizuar brenda Zvicrës”./REL

franca zvicra rel

Sondazh

Poll

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë