Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Liria ka emër, UÇK-në se burgosni kurrë

21:38, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Unë jam Edona Gashi.

Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol.

Isha vetëm katër vjeçe kur baba më la në krahët e nanës dhe doli në luftë.

Doli për Kosovën.

Doli me UÇK-në.

Edhe daja im bani të njëjten gja.

Dy burrat që do të duhej t’i njihja më së pari në jetë, dy burrat që do të duhej t’i mbaja mend nga zani, nga duart, nga përqafimi… unë nuk pata mundësi për me i njoft.

Sepse lufta i mori, e ata sot janë heronj të Kosovës..

Në ato ditë të luftës, nana nuk flinte.

Nuk flinte duke pritur një lajm për burrin e saj.

Një lajm për vëllain e saj.

Dy njerëzit e saj ma të dashtunkishin dalë për të mbrojtur atdheu.

E nana priste...

Por ata nuk u kthyen kurrë.

Dhe unë u rrita pa e ndi asnjëherë zanin e tyre.

Pa ju a thirrasnjëherëemrin.

Pa dorën e babës mbi kry.

Pa një përqafim prej tij.

Pa ia njoft rrudhat e moshës.

Pa mujt asnjiherë me iu thanë: ‘Baba, dajë, ju du fort.’

Por ama unë u rrita me kujtimin e tyre e me forcën që ata më dhanë prej atje nalt.

Sepse për mu, UÇK-ja nuk është vetëm një emën që e kam lexu në libra.

UÇK-ja për mua ka fytyrën e babës tem.

Ka emnin e dajës tem.

Ka kujtimin e dy burrave që nuk i pata në jetën teme, por që janë pjesë e saj çdo ditë.

A ka dhimbje në zemrën teme. Besa boll.

E njëlloj si te unë, kjo asht dhimbja e mijëra familjeve kosovare që pritën njerëzit e tyre dhe nuk i panë ma të ktheheshin.

Por festa e mbyti dhimbjen.

Ishte festa e lirisë, shumë ma e madhe dhe e fortë se dhimbja.

Njerëzit dolën në rrugë.

U përqafuan.

Festuan.

Dhe ndoshta për herë të parë mbas shumë vitesh, lotët nuk ishin vetëm lot dhimbjeje.

Ishin edhe lot gëzimi.

Unë jam rritur me kujtimin e babës dhe dajës tem.

Dhe sot e di se ata nuk ishin vetëm dy njerëz të familjes time.

Ata ishin pjesë e një brezi.

Ishin brezi i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Një brez djemsh dhe vajzash që lanë shtëpitë, nanat, baballarët, gratë, fëmijët…

dhe shkuan atje ku vendosej fati i vendit tim.

Prandaj, kur unë them UÇK, nuk mendoj vetëm për dy njerëzit e zemrës, por mendoj për të gjithë ata djem e vajza që dhanë jetën për një Kosovë të lirë.

Për ata që nuk patën mundësi ta shohin ditën që e ëndërruan.

Për ata që e paguan lirinë me jetën e tyre.

Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse kujtimi nuk mund të burgoset.

Sepse mund të gjykohen njerëzit.

Mund të shkruhen aktakuza.

Mund të ngrihen mure e burgosen njerëz.

Por kujtimi dhe e vërteta nuk futen në pranga.

Nuk burgoset dot ajo që një popull e ka ngulitur në mendje dhe në shpirt.

UCK asht kujtimi i një kohe kur një popull luftoi dhe ëndërroi për lirinë. Dhe e fitoi atë.

Dhe kujtimi është si një tatuazh.

Mund të kalojnë vite.

Mund të ndryshojnë brezat.

Mund të ndryshojnë fjalët.

Por ajo që është ngulitur në shpirt nuk fshihet.

Prandaj, liria nuk burgoset.

As në Hagë.

As në Beograd.

As askund tjetër.

Sepse liria nuk është vetëm një vend.

Nuk është vetëm një datë.

Nuk është vetëm një dokument.

Liria është kujtim.

Liria është ajo që baba e daja jem nuk arritën ta shohin, por ama janë ata që na e lanë amanet.

Nji amanet i te rënëve për Kosovën që gëzojmë sot.

Një amanet i dëshmorëve të një lufte epike, por edhe i çdo viktime të pafajshme të agresionit serb mbi Kosovën martire.

Prandaj për mu, për familjen teme, për krejt Kosovën, ajo liri ka një emër.

Po.

Liria ka emër.

UÇK

E UÇK-në, se burgosni kurrë.

Jo në emrin tim!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco