Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd
Nga Edona Gashi Unë jam Edona Gashi. Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol. Isha v...
Nga Edona Gashi Unë jam Edona Gashi. Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol. Isha v...
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qenë...
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Nga Brunela Mërtiri Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “g...
Nga Florjan Binaj Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikë...
Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do t...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e rëndë të ndodhur në Glyfada të Athinës, ku humb&e...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me mungesën e një kërkese nga Prokuroria e Posa...
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke shënuar ditën e 111...
Një kontroll policor në banesën e një pensionisteje në Shën Petersburg ka përfunduar me një zbulim të pazakontë...
Sherife Luta, gruaja që u bë simbol i eksodit të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, ka rrëfyer përjetimet e saj nga ajo periudhë, në një intervistë për “Review” në Euronews Albania me Greta Topjanën.
Në vitin 1999, Luta ishte vetëm 22 vjeçe dhe kishte në krah vajzën e saj, Besën, vetëm gjashtë muajshe. Ajo kujtoi momentin kur u detyrua të largohej nga shtëpia së bashku me familjarët, në kushtet e pasigurisë dhe luftës.
Sipas rrëfimit të saj, më 8 mars familja u detyrua të largohej nga fshati Ivaj, në drejtim të Kaçanikut. Gjatë rrugës ata u përballën edhe me forcat serbe, ndërsa largimi u bë me ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe OSBE-së.
“Na detyruan të dilnim nga shtëpia. Ushtria jonë Çlirimtare na ndihmoi të largoheshim dhe na tha të iknim, sepse do të luftohej me serbët”, rrëfeu Luta.
Ajo kujtoi se udhëtimi drejt sigurisë zgjati rreth 24 orë dhe se familja e saj u gjend në një situatë tejet të rrezikshme.
“Na ndaluan forcat serbe gjatë rrugës. Me ndihmën e OSBE-së dhe Ushtrisë sonë shpëtuam. Ishte një udhëtim shumë i gjatë, 24 orë. Ka qenë e vështirë”, tha ajo.
Rrëfimi i saj erdhi në një moment kur Gjykata Speciale në Hagë ka dhënë vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Luta tha se lajmi për dënimin e tyre e ka rënduar emocionalisht, duke e lidhur kujtimin e asaj periudhe me rolin që, sipas saj, pati UÇK-ja në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës.
“Ndjehem shumë keq. Ishte një lajm shumë i keq për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së”, u shpreh ajo.
Për Lutën, UÇK-ja mbetet pjesë e pandarë e kujtimeve të luftës dhe e historisë së saj personale. Ajo thotë se fotografia që e bëri të njohur bashkë me vajzën e saj është një kujtim i asaj kohe që nuk mund të fshihet.
“UÇK-ja është për mua ushtria që na ka ndihmuar shumë, e ka ndihmuar Kosovën dhe na ka sjellë lirinë. Fotoja më kujton kohën e luftës. Kurrë nuk harrohet kjo deri në momentin e vdekjes”, tha Sherife Luta.
Vajza e saj, e cila në momentin e fotografisë ishte vetëm gjashtë muajshe, sot është e rritur dhe, sipas Lutës, e njeh dhe e kupton historinë që ka përjetuar familja e saj gjatë luftës.
“Besjana tani e përkujton luftën dhe e di dhe e kupton edhe ajo. Ata njerëz që kanë përjetuar ato që na ka bërë Serbia, nuk harrohen”, përfundoi ajo.
Për të tretën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për vazhdimin e protestave në kryeqytet, duke u b&eu...
Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çli...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ...
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati kërkoi dorëheqjen e ministres s&eum...
Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë. Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, ...
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për unitet dhe vijim të p&eum...
Qindra qytetarë janë mbledhur këte të premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për protestën e cila do të zhvill...
Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci nuk ishin të pandehur, por emrat e tyre u për...