111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë 18 Shtator, 09:17 “Je...
Dita e 110-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin Skënderbej 17 Shtator, 19:09 Protesta qytetare n&eum...
Jemi ajo rini që ju deri dje nuk e vinit re. Që e keni vrarë me heshtje, me mospërfillje, me vendime e veprime që ngopin thjesht egon e interesin personal të njërit apo tjetrit, pa u shqetësuar për pasojat që lënë tek ne e ata që vijnë pas nesh.

Mirëmbrëma.
Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “gjenerata Z”. Kjo është një etiketë që na e keni vënë ju – kemi vënë re që juve ju pëlqejnë shumë etiketat por ne jemi thjesht rinia e këtij vendi. Jemi ajo rini që ju deri dje nuk e vinit re. Që e keni vrarë me heshtje, me mospërfillje, me vendime e veprime që ngopin thjesht egon e interesin personal të njërit apo tjetrit, pa u shqetësuar për pasojat që lënë tek ne e ata që vijnë pas nesh.
Ju mund të mos na shihni, por ne ju shohim.
Ju shohim përmes sistemit që ju keni ngritur.
Jemi brezi që jeton përditë me ankthin;
jemi brezi i parë që do të jetojë më pak e me cilësi më të keqe se prindërit e vet.
Një student që studion shkon nga dhjeta në katër; ndërsa ai që njeh rektorin shkon nga katra në dhjetë.
Universitetet drejtohen nga pijanecë dhe tregu i punës nga fjala “mik”.
Shpresa na ka vdekur e para dhe valixhet i mbajmë përherë gati për të ikur.
Na vdesin miqtë rrugëve se djemtë e pasur dinë ta shkelin gazin aq mirë sa dinë prindërit e tyre të blejnë ligjin.
Kemi frikë për vëllezërit e motrat më të vogla, se në gjimnaze më kollaj hyjnë thikat se librat.
Trembemi para tezgës së perimeve, edhe pse bëjmë nga dy punë.
E ndërkohë që ne kemi stres, fëmijët e kriminelëve kanë poste.
Kjo është Shqipëria që keni ndërtuar. Ju. E keni ndërtuar ju.
Ku emocioni kryesor është ankthi, ku disa janë më të barabartë.
Ndërsa ne keni tentuar të na mësoni që të vegjël që të pranojmë realitetin e të ulim kokën:
“Bëj një shkollë. Mos ua kthe fjalën. Shiko të marrësh provimet.”
“Fillo një punë. Nuk gjen dot punë në sektorin për të cilin ke studiuar?! Boll u ankove, ul kokën dhe puno diku tjetër.”
“Krijo familje. Bli shtëpi. Nuk ke para as për të paguar qiranë?! Sa turp!”
Ndërsa keni lejuar të na shërbehen shembuj ant-qytetarë që kur ishim adoleshentë dhe keni menduar se na pëlqenin. Kështu vijoni të bëni edhe me adoleshentët e sotëm.
Po ju jap një lajm. Ju urrejnë ju dhe shembujt tuaj!
Janë 13 vjeç dhe ëndrra e tyre është të ikin.
Nuk duan të ikin nga Shqipëria, por nga ju. Nga sistemi që keni ngritur ju.
Vërtet mendoni se na pëlqen neve ky sistem? Si?
Veçse ju i jepni zë të kundërtës, se kush do ta hajë lugën e propagandës?
Prandaj, habiteni kur na shihni në shesh. Se ju vetë e keni ulur kokën dhe jeni martuar me frikën.
Na shihni në shesh dhe doni të dini “kush ju drejton?” Askush. Dhe kjo ju tremb, sepse nuk keni kë të blini.
Na shihni në shesh dhe guxoni të na pyesni “kush jemi”.
Ne,
jemi gjithë ëndrrat që na kanë thënë se nuk hanë bukë. Jemi njerëzit që nuk i keni nxjerrë ende as nga vetja, as nga vendi.
Jemi fëmijët tuaj, more!
Ndjeni ndopak faj?
Ne jemi frika juaj më e madhe: Brezi që nuk ju ka frikë!
Unë jam 24 vjeç.
Dhe nuk jam këtu që t’ju ndërgjegjësoj. Jam këtu t’ju tregoj kush jeni ju, përmes nesh.
Prandaj, mos pyesni më “Kush jemi ne”.
Jemi ata që duam të krijojmë një shembull aq të pastër sa juve t’ju vijë turp.
Mos pyesni më “Çfarë duam ne”.
Atë që doni edhe ju, por për të cilën nuk keni guxim të luftoni, ndaj flini.
Unë dua
një vend ku mund të jetohet me siguri.
Dua, një vend.
Dua vendin tim./piranjat news
PRISHTINË- Për të tretën natë radhazi, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu&rd...
TIRANË- Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikërisht...
Arben Kola TIRANË- Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën kundër qever...
Arvina Lleshi TIRANË- Aktivistja Arvina Lleshi ka listuar kërkesat e protestës, duke nisur nga dorëheqja e kryeministrit Edi Rama e der...
Edison Lika TIRANË- Aktivisti Edison Lika u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë rezistencën dh...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Ju erdhi fundi", ata kanë ni...
Merita Gramaj, Bledar Bakaj, Zegjine Caushi Merita Gramaj, ka dhënë një rrëfim tronditës ditën e sotme në emisionin &ldq...
tre viktimat ATHINË- Personat që shihni në foto janë tre shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik në G...
foto ilustruese SKRAPAR- Një fëmijë 1-vjeçar ka pësuar dëmtim në dorë pas një incidenti me një grir&eum...
TIRANË- Profili i një punonjësi të Gjendjes Civile në Horë-Vranisht, me emrin “Pandeli Shirokaj”, i cili ka 3 vite q...