Në shumë raste ndarja e njëçifti me fëmijë të mitur, shoqërohet me konflikte, përplasje e drama që godasin drejtpërdrejt të vegjlit, ndërkohë që hakmarrja e verbër e ishit bëhet pengesë për një raport normal të fëmijës me prindin tjetër. I tillë është dhe rasti Zoje Martinit të cilës ish partneri i mohon të drejtën për të takuar djalin 7-vjeçar.
Ajo thotë se nga viti 2015 ka bashkëjetuar me shtetasin Pëllumb Bicuku dhe nga kjo bashkëjetesë për katër vite ka ardhur në jetë një fëmij. Kur kam nisur bashkëjetesën me të, kam qenë 21 vjeçe. Zotëria ka qenë më i madh se unë. Nga kjo bashkëjetesë ka pasur gjithmonë konflikte, ka pasur gjithmonë debate, ka pasur edhe dhunë psikologjike dhe fizike.
E re dhe me ëndrra të ndërprera në mes, jeta e Zojës do të merrte një drejtim që as nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë.
Një vajzë të cilës në atë kohë i kishin prezantuar dikë me të cilën do të lidhte jetën, por që në vend të lumturisë, për vite me radhë do të përjetonte dhunë të vazhdueshme dhe frikën për të denoncuar shoqëruar kjo dhe me indiferencën e atyre që e rrethonin.
Zoja tregon se asnjëherë nuk ka patur përkrahje të familjes së tij, përkundrazi, edhe ata kanë pasur gjithmonë debate dhe ngatërresa, konflikte.
Me këto situata aspak normale dhe të paqarta, do të kalonin tre vite, gjatë të cilave, vajza do të bënte kapërcimin nga adoleshenca në moshë madhore, ndryshim që pak nga pak do t’ia ndryshonte idetë e asaj bashkëjetese të sforcuar, por pikërisht në momentet kur mendonte seriozisht ndarjen, mori vesh që ishte shtatzënë
Pavarësisht ftohtësisë së partnerit ndaj një lajmi që supozohet se do ta lumturonte, Zoja kishte një motiv shumë të madh për të harruar të paktën momentalisht problemet e shumta të jetesës në shtëpinë e Pëllumbit dhe familjarëve të tij. Por ky entuziazëm për fëmijën që do të vinte në jetë, do të zbehej shumë shpejt nga sjellja e partnerit.
I cili ka ushtruar edhe dhunë ndaj në momentin e shtatzanisë. Aq më tepër që nuk kishte asnjë person tek i cili të mbështetej në atë përiudhë të vështirë.Sepse familja e saj ndodhej larg.
Por pavarësisht kësaj zgjedhjeje të Zojës për ta mbajtur larg familjen e saj nga çdo situatë që po kalonte, në muajin e nëntë të shtatzënisë, do të ndodhte dicka që do të thellonte edhe më shumë hendekun me bashkëjetuesin.Pasi vëllai i saj kishte ardhur nga Italia, dhe ka kërkuar ta takojë të motrën por ish-bashkëjetuesi nuk e ka lejuar duke iu përgjigjur shumë agresiv në telefonatë.
Por edhe pse kishte përjetuar konflikte dhe dhunë, ndarja nuk ishte një vendim i lehtë për tl sepse fakti që ishte shtatzënë në muajin e fundit, dhe idea se lindja e fëmijës mund t’i afronte, ndikoi në marrjen e një vendimi të gabuar për t’u kthyer sërish me Pëllumbin.
Ishte Zoja ajo që e kërkoi rikthimin. E kontaktoi dhe i propozoi të flisnin, t’i jepnin një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre dhe të rrisnin së bashku djalin që po vinte në jetë.
Ndërkohë, familja e saj, nuk e priti aspak mirë rikthimin me dhunuesin në muajin e nëntë të shtatzënisë. Por pak nga pak dita që ajo e kishte pritur për nëntë muaj kishte ardhur. Babai i fëmjës, sipas Zojës ishte aty afër por prania e tij në atë moment ishte më shumë fizike sesa emocionale.
Tre muajt e parë të jetës së fëmijës, në vend që të ishin një periudhë afrimi mes babait me të voglin, do të shoqëroheshin me një distancë të pakuptueshme ndërkohë që marëdhënia mes çiftit sa vinte e përkeqësohej.Ajo thotë se prapë edhe pasi erdhi djali në jetë që unë shpresova, mendova që do të kthehet si person, ka pasur prapë konflikte, prapë ngatërresa, ka pasur edhe prapë dhunë fizike.
Deri në momentin që ka thirrur edhe policinë në telefon, por gjithmonë ka pasur atë frikën edhe ndrydhjen e tij sepse e ka pasur përballë aty kur policia kanë ardhur te shtëpia.Frikë që e ka bërë Zojën të mos e ndiqte më tej denoncimin duke u detyruar që për një kohë të gjatë të mos raportonte asnjë sjellje agresive të partnerit.Me djalin pesë muajsh në krahë, nëna e re shkoi në komisariat. Për herë të parë, vendosi të fliste dhe të tregonte atë që kishte ndodhur.
Dhe aty mori vendimin që të largohej një herë e mirë nga bashkëjetesa bashkë me të voglin e saj për shkuar kështu tel të afërm të saj. Ndërkohë babai i fëmijës nuk interesohej fare, dhe duke parë këtë situatë dhe mos intetesimin e tij ajo merr vendimin që në mënyrë të jashtëligjshme të ikë drejt Italisë. Por pikërisht kur Zoja mendonte se i kishte lënë pas hijet e së shkuarës, në Itali mbërriti një denoncim nga ish-partneri.
Sipas Zojës, ish partneri kishte bërë gjithçka në heshtje, duke vënë në lëvizje drejtësinë në Shqipëri, ndërkohë që ajo vetë nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte.
Një vendim që do të ndryshonte rrjedhën e jetës, jo vetëm të nënës por edhe të fëmijës, asokohe 5 vjeçar. Pas kthimit nga Italia nisën takimet e përcaktuara nga gjykata mes fëmijës dhe babait. Por sipas Zojës, djali nuk e njihte të atin dhe takimet zhvilloheshin në prani të psikologes. Por ajo që duhej të ishte një seri takimesh njohjesh mes babait dhe djalit, do të përfundonte ndryshe nga sa ishte planifikuar. Sepse fëmija u mor fshehurazi nënës.
Pavarësisht rrethanave skandaloze se si ky grup personash kanë bashkëpunuar për t’i marrë fëmijën 5 vjeçar një nëne, duhet theksuar se policia i kishte duart e lidhura nga vendimi i gjykatës, prandaj çdo urë komunikimi e mëpasme, duhej të kalonte përmes ish partnerit.Në një situatë kur të gjitha dyert i mbyllen në fytyrë, beteja e Zojës zhvendoset në dyert e gjykatave. Aty ku në fakt duhej të niste që pa shkuar në itali.
Në një raport psikologjik të mbajtur nga Valbona Treska thuhet se fëmija duhet të qëndrojë me nënën pasi ka një atashim të thellë me nënën e tij. Por vendimi i Shkallës së Parë nuk do të ishte fundi, babai apeloi dhe çështja do të vijonte për vite nëpër shkallët e gjyqësorit.
Deri kur më 5 mars 2026 Gjykata e Apelit Tiranë, merr vendimin që kujdestaria e fëmijës t’i kaloji nënës, por që nga marsi i vitit 2026, Pëllumbi ka ndërprerëçdo kontakt me ish-partneren, duke e penguar atë që të shohë djalin, qoftë edhe për pak minuta.
© SYRI.net