LIVE UPDATES
Aktualitet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

I tillë është edhe rasti i Zojë Martinit, të cilës ish-partneri i mohon të drejtën për të takuar djalin 7-vjeçar. Ajo thotë se nga viti 2015 ka bashkëjetuar me shtetasin Pëllumb Bicuku dhe nga kjo bashkëjetesë, për katër vite, ka ardhur në jetë një fëmijë.

18 Shtator 2026, 22:18 Nga E. D

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit

TIRANË- Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama që godasin drejtpërdrejt të vegjlit, ndërkohë që hakmarrja e verbër e ish-it bëhet pengesë për një raport normal të fëmijës me prindin tjetër. I tillë është edhe rasti i Zojë Martinit, të cilës ish-partneri i mohon të drejtën për të takuar djalin 7-vjeçar.

Ajo thotë se nga viti 2015 ka bashkëjetuar me shtetasin Pëllumb Bicuku dhe nga kjo bashkëjetesë, për katër vite, ka ardhur në jetë një fëmijë.

“Kur kam nisur bashkëjetesën me të, kam qenë 21 vjeçe. Zotëria ka qenë më i madh se unë. Nga kjo bashkëjetesë ka pasur gjithmonë konflikte, ka pasur gjithmonë debate, ka pasur edhe dhunë psikologjike dhe fizike".

E re dhe me ëndrra të ndërprera në mes, jeta e Zojës do të merrte një drejtim që as nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë. Një vajzë, të cilës në atë kohë i kishin prezantuar dikë me të cilin do të lidhte jetën, por që, në vend të lumturisë, për vite me radhë do të përjetonte dhunë të vazhdueshme dhe frikën për të denoncuar, shoqëruar kjo edhe me indiferencën e atyre që e rrethonin.

Zoja tregon se asnjëherë nuk ka pasur përkrahjen e familjes së tij, përkundrazi, edhe ata kanë pasur gjithmonë debate dhe ngatërresa, konflikte. Me këto situata aspak normale dhe të paqarta, do të kalonin tre vite, gjatë të cilave vajza do të bënte kapërcimin nga adoleshenca në moshë madhore, ndryshim që pak nga pak do t’ia ndryshonte idetë e asaj bashkëjetese të sforcuar, por pikërisht në momentet kur mendonte seriozisht ndarjen, mori vesh që ishte shtatzënë.

Pavarësisht ftohtësisë së partnerit ndaj një lajmi që supozohet se do ta lumturonte, Zoja kishte një motiv shumë të madh për të harruar, të paktën momentalisht, problemet e shumta të jetesës në shtëpinë e Pëllumbit dhe familjarëve të tij. Por ky entuziazëm për fëmijën që do të vinte në jetë do të zbehej shumë shpejt nga sjellja e partnerit.

I cili ka ushtruar edhe dhunë ndaj saj në momentin e shtatzënisë.

Aq më tepër që nuk kishte asnjë person tek i cili të mbështetej në atë periudhë të vështirë. Sepse familja e saj ndodhej larg.

Por, pavarësisht kësaj zgjedhjeje të Zojës për ta mbajtur larg familjen e saj nga çdo situatë që po kalonte, në muajin e nëntë të shtatzënisë do të ndodhte diçka që do të thellonte edhe më shumë hendekun me bashkëjetuesin. Pasi vëllai i saj kishte ardhur nga Italia dhe ka kërkuar ta takojë të motrën, por ish-bashkëjetuesi nuk e ka lejuar, duke iu përgjigjur shumë agresiv në telefonatë.

Por edhe pse kishte përjetuar konflikte dhe dhunë, ndarja nuk ishte një vendim i lehtë për të, sepse fakti që ishte shtatzënë në muajin e fundit dhe ideja se lindja e fëmijës mund t’i afronte, ndikoi në marrjen e një vendimi të gabuar për t’u kthyer sërish me Pëllumbin.

Ishte Zoja ajo që e kërkoi rikthimin. E kontaktoi dhe i propozoi të flisnin, t’i jepnin një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre dhe të rrisnin së bashku djalin që po vinte në jetë.

Ndërkohë, familja e saj nuk e priti aspak mirë rikthimin me dhunuesin në muajin e nëntë të shtatzënisë. Por, pak nga pak, dita që ajo e kishte pritur për nëntë muaj kishte ardhur. Babai i fëmijës, sipas Zojës, ishte aty afër, por prania e tij në atë moment ishte më shumë fizike sesa emocionale.

Tre muajt e parë të jetës së fëmijës, në vend që të ishin një periudhë afrimi mes babait dhe të voglit, do të shoqëroheshin me një distancë të pakuptueshme, ndërkohë që marrëdhënia mes çiftit sa vinte e përkeqësohej. Ajo thotë se, prapë, edhe pasi erdhi djali në jetë, “që unë shpresova, mendova që do të kthehet si person”, ka pasur prapë konflikte, prapë ngatërresa, ka pasur edhe prapë dhunë fizike.

Deri në momentin që ka thirrur edhe policinë në telefon, por gjithmonë ka pasur atë frikën edhe ndrydhjen e tij, sepse e ka pasur përballë aty kur policia ka ardhur te shtëpia. Frikë që e ka bërë Zojën të mos e ndiqte më tej denoncimin, duke u detyruar që për një kohë të gjatë të mos raportonte asnjë sjellje agresive të partnerit. Me djalin pesë muajsh në krahë, nëna e re shkoi në komisariat. Për herë të parë, vendosi të fliste dhe të tregonte atë që kishte ndodhur.

Dhe aty mori vendimin që të largohej një herë e mirë nga bashkëjetesa, bashkë me të voglin e saj, për të shkuar kështu te të afërmit e saj. Ndërkohë, babai i fëmijës nuk interesohej fare dhe, duke parë këtë situatë dhe mosinteresimin e tij, ajo merr vendimin që, në mënyrë të jashtëligjshme, të ikë drejt Italisë.

Por pikërisht kur Zoja mendonte se i kishte lënë pas hijet e së shkuarës, në Itali mbërriti një denoncim nga ish-partneri.

Sipas Zojës, ish-partneri kishte bërë gjithçka në heshtje, duke vënë në lëvizje drejtësinë në Shqipëri, ndërkohë që ajo vetë nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte.

Një vendim që do të ndryshonte rrjedhën e jetës, jo vetëm të nënës, por edhe të fëmijës, asokohe 5-vjeçar. Pas kthimit nga Italia, nisën takimet e përcaktuara nga gjykata mes fëmijës dhe babait. Por, sipas Zojës, djali nuk e njihte të atin dhe takimet zhvilloheshin në prani të psikologes. Por ajo që duhej të ishte një seri takimesh njohjeje mes babait dhe djalit, do të përfundonte ndryshe nga sa ishte planifikuar. Sepse fëmija u mor fshehurazi nënës.

Pavarësisht rrethanave skandaloze se si ky grup personash kanë bashkëpunuar për t’i marrë fëmijën 5-vjeçar një nëne, duhet theksuar se policia i kishte duart e lidhura nga vendimi i gjykatës, prandaj çdo urë komunikimi e mëpasshme duhej të kalonte përmes ish-partnerit. Në një situatë kur të gjitha dyert i mbyllen në fytyrë, beteja e Zojës zhvendoset në dyert e gjykatave. Aty ku, në fakt, duhej të niste që pa shkuar në Itali.
Në një raport psikologjik të mbajtur nga Valbona Treska thuhet se fëmija duhet të qëndrojë me nënën, pasi ka një atashim të thellë me nënën e tij. Por vendimi i Shkallës së Parë nuk do të ishte fundi. Babai apeloi dhe çështja do të vijonte për vite nëpër shkallët e gjyqësorit.

Deri kur, më 5 mars 2026, Gjykata e Apelit Tiranë merr vendimin që kujdestaria e fëmijës t’i kalojë nënës, por që nga marsi i vitit 2026, Pëllumbi ka ndërprerë çdo kontakt me ish-partneren, duke e penguar atë që të shohë djalin, qoftë edhe për pak minuta./Piranjat news 

Sondazh

Poll

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë