LIVE UPDATES
Aktualitet

Tmerri i 40-vjeçares në Vlorë/ Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Vitet kalojnë dhe, në një moment kur ndjehet më e sigurt, ajo vendos se ka ardhur momenti të krijojë një lidhje të re. Me një person që, fatkeqësisht, nuk ishte aq i pranishëm në jetën e saj.

18 Shtator 2026, 22:31 Nga E. D

Tmerri i 40-vjeçares në Vlorë/ Si u shndërrua njohja e re

TIRANË- Historia që do t’ju tregojmë kalon çdo kufij të imagjinatës. Se unë, kur e plas bombën, e plas. Çfarë mund ta shtyjë një person drejt një agresiviteti të tillë, sa të kërcënojë se do të plasë një bombë që ta marrë vesh i gjithë pallati? Për ta marrë vesh këtë, na duhet të udhëtojmë drejt Vlorës, ku takohemi me një zonjë rreth të 40-tave, e cila ka pësuar jo pak nga ky individ që duket se ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Zonja ka shumë vite që ka lënë pas një martesë dhe ka rinisur jetën duke rritur e vetme 3 fëmijët e saj.

Vitet kalojnë dhe, në një moment kur ndjehet më e sigurt, ajo vendos se ka ardhur momenti të krijojë një lidhje të re. Me një person që, fatkeqësisht, nuk ishte aq i pranishëm në jetën e saj.

Por shumë shpejt gruaja vëren një sjellje aspak normale që e fut në dyshime serioze.Në këto kushte, duke marrë parasysh që ende mes të dyve gjërat nuk ishin bërë serioze, vendos të shkëputet nga kjo marrëdhënie. Por kjo, me sa duket, ishte si një qetësi përpara stuhisë, sepse shumë shpejt gjërat marrin një rrugë të paimagjinueshme dhe, për zonjën, do të ishte fillimi i tmerrit.

Zonja tregon për Piranjat që zotëria nisi ta përndiqte si virtualisht, ashtu edhe fizikisht.

Por, me shpresën që ky i fundit do të largohej, kjo e fundit nuk e denoncon.

Një gabim që zonja, në një rast tjetër, nuk do ta përsëriste...

Për më tepër, kur shikonte se presionet dhe kërcënimet sa vinin e shtoheshin, deri aty sa i shkruante miqve dhe të afërmve të 40-vjeçares.Pas këtij veprimi flagrant, dukej se ky përndjekës i rrezikshëm i kishte plotësuar kushtet që të përballej me drejtësinë, ku policia e Rinasit e ndaloi këtë të fundit. Pra, një burrë me njëfarë moshe, i cili sapo ka njohur një grua, por acarohet kur sheh që ajo nuk e pranon në jetën e saj.

Madje bëhet agresiv, sa që e detyron 40-vjeçaren t’i drejtohet policisë.

Mund të ngjajë e pabesueshme, por jemi përpara një situate të cilën ende askush nuk arrin ta zgjidhë, për më tepër kur në përndjekjen e gruas janë përfshirë edhe persona të panjohur për këtë të fundit. Zonja tregon se Eduardi dërgonte njerëz të paguar për ta ndjekur atë dhe fëmijët e saj kudo që shkonte.Një përndjekje në kohë reale dhe me shumë aktorë, që do të duhej të vinte në lëvizje organet ligjzbatuese, por që, me të gjitha faktet, gjykata vendosi ta lërë në masën detyrim paraqitje.

Nuk mund ta dimë nëse kjo siguri vjen nga deliri i këtij individi, apo nga lidhjet e forta që ai pretendon se ka në polici... Dhe këtë siguri të një personi të paprekshëm, ai ia shpreh në çdo moment gruas që shantazhon çdo ditë.Në situatën kur tonet ngrihen dhe presioni bëhet më i madh, 52-vjeçari nis të shantazhojë nëpërmjet familjarëve.

Përndjekja dhe shantazhi ishin një tentativë për të arritur qëllimin dhe, kur kjo nuk arrihet, strategjia ndryshon.

Siç ndodh shpesh me përndjekësit serialë, arma e tyre e fortë është denigrimi i viktimave në rrjetet sociale. Dhe Eduardi nuk mund të bënte përjashtim. Në këto kushte, gruaja drejtohet edhe njëherë në polici, kësaj radhe për të denoncuar denigrimin që po pëson në rrjetet sociale nga ky individ.

Që, siç mund të imagjinohet, doli edhe njëherë jashtë kontrollit.

52-vjeçari duket tepër i fiksuar ndaj teknologjisë dhe regjistrimit të bisedave. Por edhe i drejtpërdrejtë në kërcënimet e tij. Kjo situatë e përsëritur ka shkaktuar një gjendje të rënduar psikologjike te 40-vjeçarja, e cila është trajtuar me mjek specialist. Situata vazhdonte e rëndohej dhe, në të tilla kushte, zonja drejtohet sërish në Komisariatin e Vlorës për denoncimin e radhës, dosja e cila dërgohet në Prokurorinë e Vlorës.

Ne kemi udhëtuar më shumë se 4 herë në Vlorë për të gjetur vendndodhjen e Eduardit, por ky i fundit qëndronte në Itali, edhe pse do duhej të paraqitej në prokurori për masën e tij të sigurisë. Ndaj, kur jemi të sigurt që Eduardi do të vinte në Vlorë, së bashku me policinë e këtij qyteti dhe me bashkëpunimin e Prokurorisë Vlorë, bëhet e mundur ndalimi dhe arrestimi i Eduard Limajt./piranjat news 

Sondazh

Poll

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë