Mbyllet protesta e 111-të/ Protestuesit: Dorëheqja e Ramës, është minimumi

Mbyllet protesta e 111-të/ Protestuesit: Dorëheqja e Ramës, është minimumi

22:00, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbyllur protesta e 111-të kundër qeverisë, e zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë.

Protestuesit përcollën mesazhe kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.

Pankartat e protestuesve u përqendruan te kërkesa për dorëheqje, ndërsa një prej mesazheve ishte: “Dorëheqja është minimumi për këtë skuadër në dështim”.

Protestuesit kundërshtuan gjithashtu atë që e cilësojnë si vështirësi ekonomike për qytetarët dhe përcollën thirrje për vijimin e qëndresës qytetare.

Pas 111 ditësh protestë, qytetarët e mbyllën tubimin e kësaj mbrëmjeje me të njëjtat kërkesa politike të përcjella gjatë protestës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco