Horoskopi i ditës, e shtunë 19 shtator 2026
Dashi Hëna hyn në shenjën e Dashit dhe sjell një valë të ...
Dashi Hëna hyn në shenjën e Dashit dhe sjell një valë të ...

Krahasimi ndërmjet propozimit të Partisë Socialiste për 46 bashki dhe propozimit të Partisë Demokratike për 100 bashki nuk duhet reduktuar në ndryshimin numerik ndërmjet dy hartave.
Numri është vetëm shprehja përfundimtare e dy diagnozave të ndryshme mbi reformën e vitit 2014 dhe e dy koncepteve të ndryshme për marrëdhënien ndërmjet shtetit, territorit, pushtetit vendor dhe qytetarit.
Reforma territoriale nuk përcakton vetëm kufijtë e bashkive; ajo përcakton si shpërndahet pushteti në territor, në çfarë shkalle ushtrohen funksionet, si financohen shërbimet, si përfaqësohen komunitetet dhe çfarë modeli zhvillimi ndërtohet për vendin.
Dallimi i parë dhe më i rëndësishëm lidhet me vlerësimin e reformës së vitit 2014. PS e konsideron atë një reformë të suksesshme, e cila duhet përmirësuar për t’iu përshtatur ndryshimeve demografike, shpopullimit dhe transformimit të strukturës së qendrave të banuara.
Propozimi për 46 bashki është, në këtë kuptim, vazhdim i logjikës së vitit 2014: më pak njësi, territore më të mëdha dhe përqendrim më i lartë i kapaciteteve administrative.
PD, përkundrazi, e konsideron reformën e vitit 2014 një dështim të plotë në objektivat e saj themelorë. Ajo realizoi një konsolidim radikal të hartës, por nuk prodhoi transformim funksional, fiskal, institucional, demokratik dhe zhvillimor.
Bashkitë u bënë më të mëdha, por jo domosdoshmërisht më funksionale; numri i punonjësve dhe kostot administrative u rritën, ndërsa niveli, cilësia dhe shtrirja territoriale e shërbimeve nuk u përmirësuan.
Në të njëjtën kohë, shkrirja e komunave dhe bashkive të vogla dobësoi përfaqësimin, largoi vendimmarrjen dhe krijoi një krizë të demokracisë vendore.
Dallimi i dytë lidhet me mënyrën e konceptimit të kapacitetit vendor. PS kërkon ta zgjidhë dobësinë e disa bashkive përmes zmadhimit të mëtejshëm territorial.
Premisa mbetet se njësia më e madhe krijon më shumë kapacitete dhe ekonomi shkalle. Por përvoja e reformës së vitit 2014 tregoi se madhësia nuk prodhon vetvetiu eficiencë. Një bashki më e madhe mund të ketë edhe administrim më të kushtueshëm, territor më heterogjen dhe periferitë e saj më pak të shërbyera.
Raporti i PD-së nuk propozon thjesht shtimin e numrit të bashkive. Harta me 100 bashki shoqërohet me ndarje të funksioneve dhe kompetencave, përcaktim të burimeve financiare, organizim institucional, mekanizma bashkëpunimi ndërbashkiak dhe koordinim rajonal.
Funksionet që kërkojnë afërsi ushtrohen pranë komunitetit; ato që kërkojnë shkallë më të gjerë organizohen përmes bashkëpunimit ose në nivel rajonal. Kështu shmangen dy skajet: bashkitë e vogla pa kapacitete dhe bashkitë gjigante që e largojnë pushtetin nga qytetari.
Dallimi i tretë është demokratik. Për PS-në, përfaqësimi territorial duket se mbetet në varësi të eficiencës administrative. Për PD-në, përfaqësimi, subsidiariteti dhe afërsia me qytetarin janë vetë përmbajtja e vetëqeverisjes vendore.
Bashkia nuk është një ndërmarrje komunal banesash të kohës së socializmit dhe as një zgjatim i administratës së qeverisjes qendrore, por bashkësi politike me organe të zgjedhura, kompetenca, burime dhe përgjegjësi publike.
Dallimi i katërt lidhet me modelin e zhvillimit. Propozimi i PS-së riorganizon kryesisht administrimin e territorit. Qasja e PD-së e lidh reformën me forcimin e qyteteve dytësore, bashkitë funksionale, ekonomitë vendore, koordinimin ndërurban dhe zhvillimin policentrik.
Shqipëria karakterizohet nga pluralitet qytetesh, por jo nga policentrizëm funksional: Tirana dhe korridori Tiranë–Durrës përqendrojnë popullsinë, kapitalin, shërbimet dhe vendimmarrjen, ndërsa pjesa tjetër e territorit dobësohet. Reforma duhet ta korrigjojë këtë model, jo ta thellojë atë. Kjo kërkon koherencë ndërmjet territorit, funksioneve, financave, institucioneve, demokracisë dhe zhvillimit.
Për Shqipërinë, propozimi i PD-së është alternativa më e mirë, jo thjesht sepse parashikon 100 në vend të 46 bashkive, por sepse mbështetet mbi diagnozën më të saktë dhe mbi modelin më të plotë.
PS propozon ta korrigjojë reformën e vitit 2014 duke thelluar të njëjtën logjikë konsoliduese. PD propozon ta zëvendësojë atë me një reformë të qeverisjes territoriale: më afër qytetarit, më demokratike, funksionalisht të diferencuar, financiarisht të mbështetur dhe të orientuar drejt një Shqipërie policentrike./ Monitor
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një status ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka thye...
Sot zhvillohet dita e 111 e protestës. Protestuesit pasi u...
Bashkimi Evropian ka përcjellë një mesazh të qartë pas rea...
Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Piazza Duom...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me ...
Deputeti i PD-së Enno Bozdo ka reaguar për takimin e kryem...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka komentuar audiopërgjimet e i...
Në një seancë maratonë Kuvendi ka miratuar projektligjin e...
Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për...
Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në masën e sigurisë “arr...
Një vatër zjarri ka rënë sot në malin e Moravës në Korçë. ...
Përveç muzikës dhe serenatave, nata e parë e “Serenights F...
Prokuroria e Posaçme po merr në pyetje drejtoreshën e Thes...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se ka shumë shpresë...
Kreu i PD-së Sali Berisha, i ftuar në emisonin Opinion me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ç...
Kreu i PD-së Sali Berisha në emisionin Opionin me Blendi F...
Në ditën e 110 të protestës, qytetarët kanë shkuar përpara...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion u p...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesi...
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shk...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tenta...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka nda...
Avokati i Jakup Krasniqit, Mentor Beqiri në një intervistë...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se kër...
Pas humbjes dërrmuese të CDU-së në zgjedhjet e Saksonisë-A...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...