Disfata 0-2 në ndeshjen e parë të javës së 5 të Superligës kundër Teutës ka tronditur Vllazninë. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini është zhytur akoma edhe më shumë në fundin e renditjes, teksa numëron vetëm 2 pikë. Kjo situatë ka rënduar akoma më shumë atmosferën në skuadër, me presidentin Xhaferri i cili raportohet se ka kërkuar dorëheqjen e trajnerit Edi Martini, por ky i fundit ka refuzuar. Në këto kushte pritet që në vijim të shkarkohet.
“Të mërzitur shumë sepse nuk ka ku shkon më. Është situatë shumë e vështirë për gjithsecilin për ne. Nga stafi deri te lojtarët, por duhet ta kalojmë. Nuk janë pritshmëritë tona sepse kishim synime të tjera në fillim të kampionatit”, tha Ergi Borshi, zv/trajner i Vllaznisë.
“Fitore e pritshme sepse e përgatisim skuadrën për 3 pikët. Pati disa momente që Vllaznia na vendosi në vështirësi, por pjesa tjetër ka qenë menaxhim shumë i mirë i grupit”, tha Edlir Tetova, trajner i Teutës.
Fundi i ndeshjes u shoqërua edhe me incidente jashtë stadiumit. Tifozët vendas sulmuan me gurë e sende të tjera të forta autobusin e tifozëve miq nga Durrësi. Për pasojë pati disa dëme materiale, ndërsa kjo vjen si pasojë e incidenteve që ndodhën mes dy tifozërive në stadiumin ‘Niko Dovana’ në sezonin e kaluar. Situata mes palëve u shqetësua vetëm pas ndërhyrjes së policisë.
Ndërkohë sot për javën e 5 të Superligës luhet në orën 16:00 Vora-Skënderbeu, ndërsa në orën 18:30 Dinamo-Laçi. Sakaq vijon dhe mbyllet të dielën me duelet Tirana-Elbasani dhe Egnatia-Partizani.
-
Pse sulmojn shkodrant shqiptaret? Dhe thon djepi i demokracis dhe kultures.pse nuk sulmuan shkaun ne 1998 sic ben trimat tropojan.apo i vjen keq se dhe muzika shkodrane po ta degjoni me kujdes esht me ritem KOLLO,dhe fanellat dhe stadiumi i ka ngjyrat kuq e blu.
Përgjigju -
Po me Autobuzin çpaten Shkodranët mo?
Përgjigju -
Pse u irrituan për humbjen Shkadranët? Shkojnë ta gjuajn me gur Presidenti dhe tranjerin për situaten e Vllaznis.
Përgjigju











Komente
Komento