“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit
Jemi në Tiranë, në rrugën e Durrësit, aty ku një apartament është kthyer në “mollë sherri” dhe ka ...
Jemi në Tiranë, në rrugën e Durrësit, aty ku një apartament është kthyer në “mollë sherri” dhe ka ...
Historia që do t’ju tregojmë kalon çdo kufij të imagjinatës. Se unë, kur e plas bombën, e plas. Çfarë...
Në shumë raste, ndarja e një çifti me fëmijë të mitur shoqërohet me konflikte, përplasje e drama që godasi...
Nga Edona Gashi Unë jam Edona Gashi. Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol. Isha v...
Dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë, nuk kanë qenë...
Të mërkurën e 2 shtatorit 2026, zonja Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë. E cilësuar ...
Nga Brunela Mërtiri Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “g...
Nga Florjan Binaj Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikë...
Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do t...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e rëndë të ndodhur në Glyfada të Athinës, ku humb&e...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, deklaroi se ende nuk është bërë një diskutim i plotë për Reformën Territoriale me deputetët.
“Reforma Territoriale mund të jetë diskutuar në ato takime që kryeministri ka bërë me drejtuesit politikë të qarqeve dhe natyrisht pastaj edhe në këto takimet që janë bërë me kuorume të caktuara në territor. Me deputetët jo. Unë e kam marrë vesh ndarjen e kufijve nga media, por ama që të jetë bërë një diskutim i plotë për reformën ende nuk është bërë. Dhe natyrisht kjo është jetike për t'u ndarë me ne. Ore, nuk janë vetëm ata që kanë qenë në atë komision apo vetëm ata që mblidhen si drejtues politik qarqesh njerëzit që mendojnë dhe dinë në këtë trupën e mazhorancës. Mund të dinë dhe të tjerë, mund të kenë edhe përvojë profesionale, por mund të kenë edhe përvojë që e kanë fituar nga territori në këtë rast. Prandaj po them, që debati është impostuar gabim. Debati duhet të shkojë te kompetencat, jo thjesht dhe vetëm akses përkundrejt fondeve të Bashkimit Europian, por edhe akses mbi fondet kombëtare në radhë të parë”, tha Braçe në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në A2CNN.
Sipas tij, “harta e re territoriale është impostuar gabim e gjitha”.
“Sepse çdo gjë është impostuar “do shkrihet kjo, do shkrihet ajo”. Thelbi i gjithë kësaj reforme janë kompetencat. Nuk po i hyj atij argumentit që thuhet që duhet të shkojmë te ndarja që ishte para viteve ‘90, sepse ajo është ndarja më e studiuar apo më e mira. Por, nëqoftëse i shkojmë atij argumenti, dua të njëjtat kompetenca që kishin komitetet ekzekutive para viteve ‘90. Pse duhet t'i mbajë qeveria qendrore këto kompetenca? Pse duhet ta mbajë arsimin si funksion qeveria qendrore? Po, qeveria qendrore patjetër mund të mbajë politikat arsimore, mund të mbajë kurrikulën dhe natyrisht mund të mbajë edhe kontrollin mbi cilësinë e këtij arsimi. Duhet që qeveria qendrore të lëshojë masivisht pushtet tek pushteti vendor. Qeverisja vendore nuk duhet të përqëndrojë pushtetin tek i pari i atij institucioni që është bashki nesër, akoma dhe më e madhe. Por, duhet ta delegojë tek njësitë administrative dhe deri tek kryeplaku, që është një tjetër pushtet atje poshtë”, theksoi Braçe.
Gjatë lëvizjes nëpër kryeqytet, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë, ndërsa një prej sl...
Pas përfundimit të fjalimeve, protesta e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me marshim në Tiranë. Qy...
Qytetarë të shumtë ishin prezent në protestën e 111-të para Kryeministrisë. Një protestuese u shpreh se në kë...
Në revoltën e 111 kundër , protestuesi renditi një sërë argumenteesh kundër qeverisë, dhe kryeministrit Edi Rama. Gjat&...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me mungesën e një kërkese nga Prokuroria e Posa...
Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën kundër qeverisë, duke kërkuar nj...
Zhvendosja e aksionit qytetar përpara godinës së Kryeministrisë është shoqëruar me mesazhe të drejtpërdrejta sovran...
Këtë të premte mbahet protesta e 111-të para kryeministrisë, me qytetarë të shumtë që janë mbledhur për t...
Aktivisti Edison Lika në protestën e 111 bëri thirrje për largimin e Ramës. Në fjalën e tij, Lika kritikoi reformat e ndë...
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke shënuar ditën e 111...