Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Publikohet lista e kampiones së botës

Spanja

Luis de la Fuente e ka publikuar listën e Spanjës për Ligën e Kombeve, të premten. 

Ai e ka bërë këtë nga Ceuta, në shenjë përkrahjeje të qytetit spanjoll në Afrikën veriore, që është bërë qendër e krizës së emigrimit. 

Në fund të korrikut, 70 mijë persona e kaluan kufirin nga Maroku, ndërsa mbi 100 prej tyre humbën jetën në kaosin e krijuar. Shumë prej njerëzve u kthyen shpejtë, por mijëra mbetën në qytetin që ka afro 80 mijë banorë. 

“Kjo është Ceuta, është Spanjë”, ka thënë De la Fuente. 

Spanja e hap Ligën e Kombeve ndaj Anglisë në “Wembley” më 26 shtator, ndërsa në fanellë spanjollët do t’i kenë dy yje, si shenjë e triumfit të dyfishtë në Kupë të Botës. 

Më 29 shtator, Spanja e pret Kroacinë, ndërsa ndaj Çekisë përballet më 3 tetor. Udhëton në Kroaci më 6 tetor. 

Edhe De la Fuente viziton në Madrid të prekurit nga zjarret Futboll De la Fuente viziton në Madrid të prekurit nga zjarret

De la Fuente nuk ka bërë shumë ndryshime në listë. Është thuajse ekipi i njëjtë që e fitoi Botërorin. 

Portieri i Interit, Josep Martinez, e zëvendësoi Joan Garcian e Barcelonës, që ka telashe me gju. 

Mbrojtësi i Real Madridit, Dean Huijsen është në vend të Marcos Llorentes, i cili është pensionuar nga përfaqësuesja. Fermin Lopezi e ka zëvendësuar Gavin, ndërsa Roberto Fernandez i Espanyolit është ftuar për herën të parë. E ka zëvendësuar Borja Iglesiasin.