Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, qëllimi kryesor i këtyre takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në SHBA, sipas njoftimit, Kurti do të takohet gjithashtu me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës, si dhe me investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.
-
Kurti udhëton në SHBA “për takim me liderë vendesh”
-
Kurti udhëton drejt Britanisë së Madhe, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
-
Kurti kërkon mbështetje për Kosovën prej ligjvënësve amerikanë
-
Kosova mes takimeve bilaterale në New York, realitetit të masave të BE-së e pezullimit të dialogut nga SHBA-ja
-
Kurti thotë se Kosova ka gatishmëri për bashkëpunim më të afërt me SHBA-në