
Sot, ditë e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri mesatare përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri e lindje të territorit.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë maleve kryesisht në verilindje e lindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Sondazh
Poll
