“Radhën e ka Ballkani”/ Mediu zbulon çfarë paralajmëroi kongresmeni amerikan
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar p...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar p...

Korça vijon të këndojë në ritmet e serenatës. Nata e dytë e “Serenights Festival” solli në skenë këngëtarë të njohur të qytetit, artistë të rinj dhe një repertor që ndërthur traditën me një interpretim më bashkëkohor. Në qendër të mbrëmjes ishte serenata korçare, si një prej simboleve më të rëndësishme të identitetit kulturor të qytetit.
Prej dekadash, serenata është pjesë e pandarë e jetës kulturore të Korçës. Për këngëtarin dhe krijuesin Mihallaq Andrea, kjo traditë nuk lidhet vetëm me instrumentin apo mënyrën e interpretimit, por me shpirtin e qytetit.
“Po ju e dini që unë kam krijuar shumë serenata dhe natyrisht s’më pëlqejnë vetëm ato që kam kënduar, që kam krijuar vetë, po dhe ato që këndon gjithë Korça. Qytetet kanë traditë. Kanë dhe histori. Po Korça ka shpirt. Edhe ky shpirt quhet serenatë.”
Andrea thekson se ruajtja e serenatës nuk duhet të kufizohet vetëm te përdorimi i kitarës. Sipas tij, ajo duhet të përcillet te brezat e rinj duke ruajtur emocionin dhe karakterin e këngës korçare, edhe kur interpretohet me formacione të ndryshme muzikore.
"Kur themi për të ruajtur origjinalitetin, ju lutem mos përdorni vetëm termin 'kitarë'. Se po t'ju tregoj për fëmijët e mi, grupet e tyre, shokët, këndojnë me kitara. Kjo quhet traditë? 'Jo', them unë. Ju do të dëgjoni ata djemtë sot edhe vajzat, janë të mrekullueshëm. Si i këndojnë ato këngë sa bukur në skenë! Edhe me një orkestër gati frymore që s'do të mendonte njeri se kjo orkestër mund t'i dilte një serenate kaq bukur. Mirëpo serenata ka dhe gazmoren, të cilat na duhen shumë."

Në të njëjtën linjë është edhe këngëtari Tomi Kondakçi, i cili e sheh vazhdimësinë e serenatës si një përgjegjësi që kalon nga një brez te tjetri. Ai vlerëson edhe mbështetjen institucionale për ruajtjen dhe promovimin e kësaj tradite.
“Ne tani përcjellim ato që kemi trashëguar nga të parët tanë, nga brezat përpara nesh. Dhe qëllimi është që këtë që ne bëjmë sot, ta bëjnë më të rinjtë nesër. Ashtu siç morëm ne nga këngët e të parëve, këtë të marrin tanët edhe të vazhdojnë me të tyret. Është një vlerë e çmuar që ka Korça.”
Por krahas trashëgimisë, artistët ngrenë edhe shqetësimin për mënyrën se si teknologjia dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës kanë ndikuar te zakoni i të rinjve për të kënduar serenata së bashku.
“Kryesisht jo, ka një rënie. Kuptohet teknologjia ka bërë punën e saj që nuk na ndihmon në këtë drejtim. Sa vjen dhe melodia po zbehet. Më vjen keq të shikosh të rinjtë me telefona nëpër duar. Një këngë s'e këndojnë, ose të mblidhen siç mblidhemi ne, brezi ynë, një grup me kitara të këndojnë. Edhe secili të përfaqësojë veten. Nga kjo tavolinë vijnë edhe këngët.”
Nata e dytë e festivalit solli një ndërthurje mes tingujve tradicionalë të serenatës dhe një fryme më moderne. Drejtuesi artistik i bandës, Rajkard Bardhi, tregon se përballja me repertorin korçar ishte një sfidë artistike, por edhe një mundësi për ta sjellë atë te publiku në një tjetër formë.
“Vijmë te qyteti më romantik i Shqipërisë, me serenatën. Normalisht për ne është një lloj sfide, pasi serenata në Korçë është stampë. Dhe ne jemi munduar që ta risjellim programin që kemi sot me një frymë pak më perëndimore.”
Në skenën e “Serenights” u bashkuan emra të njohur të serenatës korçare, si Mihallaq Andrea, Ermira Kola dhe Tomi Kondakçi, së bashku me artistë të rinj. Një ndërthurje brezash që synon ta mbajë gjallë traditën dhe t’i japë asaj një tjetër dimension përballë publikut të sotëm.
"Normalisht që band-i është fantastik dhe me bashkëpunim me këngëtarët më të njohur të Korçës ndër vite, siç janë Mihallaq Andrea, Ermira Kola, Tomi Kondakçi, gjithashtu kemi dhe të rinjtë cilët promovojnë më së miri serenatën korçare."

Dhe në themel të kësaj muzike mbetet emocioni. Dashuria, romantizmi dhe historitë që për dekada janë kënduar nën ballkone, vijojnë të jenë pjesë e identitetit të serenatës.
“Si çdo muzikë tjetër edhe serenata funksionon me ndjesi. Dhe ndjesia e parë që vjen kur përmend serenatën është romanticiteti, tekstet e bukura, ballkonet ku i këndohet dashurisë. Kështu që për sa kohë e ke këtë në mendje, çdo gjë vjen natyrshëm.”
Për artistët e rinj, të ngjiten në skenë përkrah emrave që kanë shkruar historinë e serenatës është një mundësi për të marrë përsipër vazhdimin e kësaj tradite. Erika Ahmeti e përshkruan serenatën si pjesë të pandarë të rritjes dhe identitetit të saj artistik.
“Jam shumë e emocionuar të këndoj pranë Mihallaq Andreas, të këndoj këngët e tij që janë kënduar nga populli korçar gjithmonë dhe jam shumë e lumtur që ne po i përcjellim sërish ato këngë. Gjithashtu me Ermira Kolën kemi për të kënduar bashkë dhe me Tomi Kondakçi. Është një privilegj i madh të këndosh me këta artistë.”
Përtej një mbrëmjeje muzikore, “Serenights Festival” synon të rikthejë në vëmendje një traditë që është përcjellë brez pas brezi dhe që vazhdon të jetë një nga shenjat dalluese të Korçës. Në një kohë kur mënyra e komunikimit dhe e argëtimit ka ndryshuar, këngëtarët kërkojnë që serenata të mos mbetet vetëm pjesë e kujtesës, por të vazhdojë të këndohet edhe nga brezat e rinj.
“Serenata për mua është pothuajse gjithçka. Ne jemi rritur me serenatën, familja ime është rritur me serenatën dhe unë vazhdoj ta trashëgoj traditën.”
Nata e dytë e “Serenights Festival” dëshmoi edhe një herë se serenata mbetet një nga zërat më të veçantë të Korçës. Nga këngëtarët që e kanë shoqëruar ndër vite, tek artistët e rinj që po marrin stafetën, tingujt e saj vijojnë të mbushin qytetin me dashuri, nostalgji dhe emocion. Një traditë që nuk kërkon të mbetet vetëm në të shkuarën, por të vazhdojë të jetojë, të përshtatet dhe të këndohet nga brezi në brez./ CNA
Korça vijon të këndojë nën tingujt e serenatave. Pas mbrëm...
Korça është gati të mirëpresë edicionin e tretë të “Sereni...
Korça përgatitet të vishet sërish me tingujt e serenatës. ...
NDOC GJETJA/ NDERA DHE MARRA E LEZHËS… Krejt pavetëdijshë...
Korça bëhet sërish kryeqyteti i serenatës me edicionin e r...
Ky është Klement Vesho, nga Pogradeci. Prej 28 vitesh, jet...
Me një mbrëmje gala dhe ndarjen e çmimeve është mbyllur ed...
Ka nisur faza e parë e regjistrimeve në Universitetin “Fan...
Në Bibliotekën e Qendrës së Kulturës në Korçë është çelur ...
Serenata korçare rikthehet edhe këtë vit në rrugët, sheshe...
Korani, një prej simboleve të Pogradecit dhe një prej pasu...
Në Drithas të Maliqit, buka e re nuk është vetëm një produ...
Nga Elvi Fundo Me Blendi Fevziun dhe Artion Vreton, siç t...
Ka përfunduar restaurimi i plotë i Bibliotekës së Fëmijëve...
Krahina e Mokrës ka mbledhur sërish banorët e saj, por edh...
Fotografi të rralla të Maliqit, Pogradecit dhe zonës së Go...
Pasditen e djeshme, fshati Polenë në Korçë u kthye në qend...
Fotografi të rralla të Maliqit, Pogradecit dhe zonës së Go...
Për herë të parë, Bishnica, një nga zonat më piktoreske të...
Pogradeci mirëpriti këtë fundjavë edicionin e Lyhnida Fusi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet italiane kanë sekuestruar mbi 414 kilogramë ha...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesi...
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shk...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Në kohëra me arka të zbrazëta, keqpërdorimi i sistemit soc...
Edhe pse Kanadaja është gjeografikisht e largët nga Europa...
SHBA-të dhe Danimarka kanë njoftuar një marrëveshje mbi si...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka nda...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 79.3 lekë dh...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...