E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti sot, temperaturat deri në 34°C, reshje të dobëta në veri dhe lindje

Ilustrim · Vizion Plus

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet të shtunën nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të karakterizuar nga kthjellime dhe vranësira deri mesatare.

Vranësirat do të jenë më të pranishme në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit, ku priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët, veçanërisht në verilindje dhe lindje të territorit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 10 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34°C në Gjirokastër, ndërsa 33°C priten në Tiranë, Fier dhe Berat.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.