Le Pen paralajmëron Luftën e Tretë Botërore

19 Shtator 2026 | 08:30

Marine Le Pen ka paralajmëruar se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës rrezikon të përfundojë ose me përfshirjen e drejtpërdrejtë të NATO-s dhe një konflikt botëror, ose të shndërrohet në një përballje që mund të zgjasë për breza.

“Ose NATO hyn në këtë luftë dhe do të kemi Luftën e Tretë Botërore, ose do të jemi dëshmitarë të një Lufte Njëqindvjeçare”, deklaroi Le Pen.

Ajo ngriti shqetësimin edhe për kohëzgjatjen dhe koston njerëzore të konfliktit, duke thënë se këtyre pasojave nuk po u kushtohet vëmendja e duhur.

“Kjo luftë tashmë ka zgjatur më shumë se Lufta e Parë Botërore dhe askush nuk po flet për këtë”, tha Le Pen, e cila e cilësoi konfliktin një “masakër të vërtetë” dhe “të tmerrshëm”.

Në të njëjtën kohë, Le Pen kërkoi zgjerimin e tryezës së mundshme të negociatave për përfundimin e luftës. Sipas saj, në proces duhet të përfshihen Gjermania, Polonia dhe Turqia, ndërsa Franca mund të luajë rolin e ndërmjetësueses.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Finlandës paralajmëron popullin e tij: Përgatituni për sulme ruse me dronë dhe sulme hibride

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka paralajmëruar popullin e tij të “përgatitet” për mundësinë e ndërhyrjeve të dronëve rusë dhe rritjen e operacioneve hibride. Katër...
16:18 | 18/09/2026

Pas ftesës së Ramës për tu ulur në tryezë, reagojnë gjyqtarët

Pak orë pasi kryeministri Edi Rama ftoi drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në një tryezë dialogu për çështjen e pagave të magjistratëve, katër organizatat kryesore...
15:30 | 18/09/2026

Kurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës, diskutojnë apelimin e aktgjykimit

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në...
17:30 | 17/09/2026