POLITIKË /

"Prania besnike", socialistët listojnë qindra ankesa, Rama: S'është ideja të marrim e të çojmë halle

Kreu i qeverisë tha se qëllimi është që institucionet të funksionojnë më mirë.

Shkruar nga Versus

"Prania besnike", socialistët listojnë qindra ankesa, Rama:

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video të shkurtër të përmbledhjes së takimit të mbajtur ditën e djeshme me drejtuesit politikë në kuadër të nismës “Prania Besnike” që ka në qendër takimet me qytetarët çdo të premte për të marrë ankesat e tyre.

Socialistët raportuan se numri i dëgjesave ishte rritur ndjeshëm krahasuar me javën e parë. Ndërsa të gjithë bënë një bilanc të ankesave që kishin marrë nga zona të ndryshme ku kishin zhvilluar takime, kryeministri tha se qëllimi nuk është thjesht të dëgjojnë hallet, por që institucionet të funksionojnë më mirë.

“Nuk është ideja thjesht që ne të marrim halle e të çojmë halle. Këtu ideja është që ky proces të vijojë sa më mirë. Keep going (të vazhdojmë) sipas objektivave dhe sipas planeve”- u shpreh Rama ndër të tjera. Versus.al

Poll