Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit Sandro Mazzola

    Emri i Alket Rizait i përfshirë në një tjetër krim? Çfarë zbuluan kamerat në burgun grek

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Emri i Alket Rizait i përfshirë në një tjetër krim? Çfarë zbuluan kamerat në burgun grek
    Aktualitet

    Emri i Alket Rizait i përfshirë në një tjetër krim? Çfarë zbuluan kamerat në burgun grek

    September 19, 2026

    Alket Rizai, i cili prej 14 shtatorit rezulton i arratisur nga një burg në Greqi, është përmendur edhe në hetimet për një vrasje të ndodhur disa muaj më parë në burgun e Domokosit. Sipas televizionit grek SKAI, 47-vjeçari është filmuar nga kamerat e sigurisë në ambientet e burgut në ditën kur i burgosuri Antonis Papadatos u vra me tre plumba në kokë.

    Ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt 2026. Për vrasjen akuzohet një i burgosur bullgar, i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa në paraburgim ndodhet edhe shefi i sigurisë së burgut, i cili ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes dhe dyshohet se ka dhënë dëshmi kontradiktore.

    Pamjet e kamerave, sipas SKAI-t, tregojnë se i burgosuri bullgar e nxori Papadatosin nga sektori ku mbahej dhe e shoqëroi drejt zyrës së shefit të sigurisë. Në të njëjtën kohë, në drejtim të këtij ambienti u nis edhe Rizai, i shoqëruar nga disa të burgosur të tjerë. Në pamje, shefi i sigurisë shihet duke përqafuar Rizain, përpara se viktima të dërgohej në një dhomë ku nuk kishte kamera sigurie.

    Pikërisht në atë ambient, Papadatos u qëllua tre herë: një plumb e goditi në pjesën e pasme të kokës dhe dy të tjerë në fytyrë.

    I burgosuri bullgar ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen. Ai ka pretenduar se Papadatos kishte tentuar të vriste shefin e sigurisë dhe se arma ishte shkrepur gjatë përpjekjes për ta çarmatosur. Megjithatë, sipas SKAI-t, policia dhe gjyqtari hetues dyshojnë se vrasja mund të ketë qenë e porositur.

    Rizai, nga ana e tij, mohon të ketë qenë në dhomën ku ndodhi krimi. Megjithatë, një punonjës i burgut ka dëshmuar se e ka parë atë duke dalë nga ambienti menjëherë pas të shtënave.

    “Dëgjova të shtëna që vinin nga ambienti i zyrës së vjetër të shefit të sigurisë. Pashë që i pari doli Alket Rizai”, ka deklaruar punonjësi, sipas mediave greke.

    Në kuadër të hetimeve, ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur gjurmë gjaku në këpucët e Rizait, si dhe gjurmë baruti në rrobat e tij, raporton SKAI.

    Pavarësisht këtyre të dhënave dhe dëshmisë së punonjësit, Rizai nuk është akuzuar për vrasjen. Në këtë çështje, ai ka statusin e dëshmitarit.

    “Unë jam i pastër dhe nuk kam frikë nga asgjë. Nuk isha brenda zyrës së vjetër të shefit të sigurisë në momentin kur u krye krimi. Nuk kisha asnjë arsye të përzihesha në një çështje të tillë, as për gjithë paratë e botës”, ka deklaruar Rizai.

    Arratisja pas përplasjes me armë

    Emri i Rizait është rikthyer në vëmendje të autoriteteve greke pas arratisjes së tij nga burgu më 14 shtator. Sipas informacioneve të policisë greke, vendndodhja e tij e fundit është lokalizuar në Greqinë Veriore dhe autoritetet dyshojnë se ai mund të ketë kaluar ilegalisht kufirin drejt Shqipërisë. Kjo pistë, megjithatë, nuk është konfirmuar.

    Rizai ishte liruar nga burgu i Domokosit më 7 shtator, pasi kishte përfituar një leje shtatëditore. Kjo ishte hera e 16-të që merrte një leje gjatë pesë viteve të fundit dhe, në të gjitha rastet e mëparshme, ishte kthyer në burg.

    Këtë herë, gjatë periudhës së lejes, ai dyshohet se u përfshi në një përplasje me armë në një lokal plazhi në Anavyssos.

    Ngjarja ndodhi në orët e para të 13 shtatorit. Sipas mediave greke, Rizai ishte në lokal me dy persona të tjerë. Rreth orës 05:00, ata dolën në parking dhe vendosën muzikë me volum të lartë në makinë. Pas kërkesës së pronarit të lokalit për të ulur zërin, mes palëve nisi një debat që më pas degjeneroi në përleshje.

    Rizai dyshohet se nxori armën dhe qëlloi në ajër, ndërsa një shtetas afgan, i cili dyshohet se punonte si roje sigurie, hapi zjarr në drejtim të tij. Nga të shtënat u plagosën dy punonjës të lokalit, një 20-vjeçar grek dhe një 41-vjeçar pakistanez.

    Pas incidentit, Rizai u largua me makinë së bashku me dy personat që ndodheshin me të. Të hënën, më 14 shtator, ai nuk u paraqit në burg pas përfundimit të lejes dhe u shpall zyrtarisht i arratisur.

    Alket Rizai BURG greqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit Sandro Mazzola

    September 19, 2026

    Emri i Alket Rizait i përfshirë në një tjetër krim? Çfarë zbuluan kamerat në burgun grek

    September 19, 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    September 19, 2026

    Anthropic hap laborator biologjik në SHBA, AI hyn në garën për zhvillimin e barnave

    September 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.