LIVE UPDATES
Bota

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, dënuan ish-presidentin kosovar, Hashim Thaçi, për krime lufte në vitet 1998-99, ndërsa e liruan atë nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

19 Shtator 2026, 09:17 Nga I.A
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë
Hage

HAGË- Dënimi në shkallë të parë për krime lufte i katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës erdhi në kohën kur epoka e proceseve të mëdha ndërkombëtare për luftërat në ish-Jugosllavi po i afrohet fundit, thonë njohës të drejtësisë tranzicionale. Ata nuk janë shumë optimistë për progresin e gjykatave vendëse në zbardhjen e rasteve të mbetura pezull.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, dënuan ish-presidentin kosovar, Hashim Thaçi, për krime lufte në vitet 1998-99, ndërsa e liruan atë nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Thaçit, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ndaj tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së - Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit - nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet.

Por, edhe përfundimi eventual i këtij procesi nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht mbylljen e asaj që njihet edhe si Gjykata Speciale e Kosovës.

Megjithatë, në të ardhmen, përgjegjësia për rastet e mbetura të krimeve të luftës do të rëndonte gjithnjë e më shumë mbi gjykatat vendëse, vlerësojnë njohës të drejtësisë tranzicionale.

Për Bekim Blakajn, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), mbetet shqetësuese mungesa e bashkëpunimit juridik mes vendeve të ish-Jugosllavisë, që ai thotë se pengon gjykimet në prani të të pandehurve dhe zbatimin e drejtësisë.

Sipas tij, pa përfshirje ndërkombëtare zvogëlohen gjasat që shtetet të ndjekin të dyshuarit nga komunitetet e tyre shumicë, apo të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.

Blakaj thotë për Radion Evropa e Lirë se përbërja etnike e të akuzuarve dhe të dënuarve ka ndryshuar me kalimin e kompetencave nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) tek autoritetet vendëse, që morën kompetencat e plota pas vitit 2018.

Kur proceset drejtoheshin nga ndërkombëtarët, ndjekjet penale të të dyshuarve për krime lufte statistikisht u bënë më shumë ndaj shqiptarëve, pohon Blakaj.

“[Asokohe] nuk ka pasur mundësi ligjore që të ndiqet penalisht dikush në mungesë... Shumica e kryesve të krimeve të luftës nga komuniteti serb [pjesëtarë të forcave serbe] nuk kanë qenë shumë të qasshëm për autoritetet në Kosovë. Prandaj, shumica e proceseve kanë qenë kundër shqiptarëve etnikë, që dyshoheshin për krimet, qoftë ndaj shqiptarëve apo ndaj pjesëtarëve të pakicave”, thotë ai.

Që nga viti 2022, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, në Kosovë janë bërë të mundura edhe gjykimet në mungesë. Sipas FDHK-së, deri në shkurtin e 2025-tës janë ngritur 15 aktakuza në mungesë kundër 73 pjesëtarëve të forcave serbe.

Blakaj e sheh këtë si lëvizje pozitive numerikisht, por i druhet rezultatit real për sjelljen e drejtësisë.

“Mendoj që, në këtë moment, ndoshta edhe familjarët e viktimave mund të jenë më të kënaqur me këto procese, edhe pse ndoshta në një fazë të ardhshme, kur është e qartë që shumica e tyre as që do të mund të dënohen në mungesë, apo edhe nuk do të burgosen, mund të kthehet pastaj në një lloj frustrimi”, thotë ai.

Ndjekja joproporcionale etnike e të dyshuarve për krime lufte, në këtë rast në favor të komunitetit shumicë, është evidente edhe në Serbi.

Autoritetet atje i thanë Radios Evropa e Lirë se që nga themelimi i departamenteve për krime të luftës më 2003, janë ngritur 270 aktakuza - 112 persona janë dënuar, ndërsa 29 janë liruar.

Gjykatat dhe prokurorët serbë thanë se nuk mbajnë statistika mbi përkatësinë etnike të personave të dënuar ose të shpallur të pafajshëm.

Megjithatë, një raport i vitit 2024 i Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi vlerëson se numri i rasteve kundër serbëve për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk është në përpjesëtim me shkallën dhe përmasat e krimeve të kryera ndaj tyre nga formacionet e armatosura serbe.

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i themeluar nga Qeveria e Kosovës më 2023, thotë se ka dokumentuar 12.230 viktima të luftës, shumica dërrmuese shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.

Sipas Blakajt, të dënuarit në Serbi kanë qenë kryesisht oficerë të rangut të ulët, jo personat me përgjegjësinë më të madhe.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u themeluan më 2015, me miratimin e Kuvendit të Kosovës. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por kanë selinë në Hagë, Holandë, dhe funksionojnë me gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë.

Ndryshe nga Specialja, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ishte themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të trajtuar krimet e luftës në gjithë ish-Jugosllavinë.

Iva Vukushiq, historiane nga Universiteti i Utrehtit në Holandë, thotë se në perceptimin e një pjese të komunitetit juridik dhe studiuesve në Hagë, fundi i një epoke kishte ardhur që me dënimin në apel të ish-komandantit të forcave serbe të Bosnje e Hercegovinës, Ratko Mlladiç, ndonëse më pas përfunduan edhe procese të tjera.

Sipas saj, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë tërhequr dukshëm më pak vëmendje jashtë Kosovës dhe Serbisë, sesa proceset e Tribunalit për ish-Jugosllavinë.

“Në shumë aspekte është e kuptueshme, sepse kanë kaluar pothuajse 30 vjet. Kështu që, mendoj se në njëfarë mënyre është normale që nuk i kushtojmë vëmendje kësaj [gjykimeve për krime lufte] në të njëjtën mënyrë siç bënim në vitin 2005”, thotë Vukushiq për Radion Evropa e Lirë.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Chris Bennett, thotë se ky institucion nuk komenton ekzistencën apo hollësitë e ndonjë hetimi, apo se kur do të përfundojë mandati i saj.

“Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, sqaron ai në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Vukushiq thotë se përtej Gjykatës Speciale në Kosovë, gjasat për mbështetje politike dhe financiare për tribunale të tjera të posaçme për ish-Jugosllavinë janë zbehur, veçanërisht me shpërthimin e luftërave të reja nëpër botë.

“Do të thosha se, në një mënyrë apo në një tjetër, duhet të mendojmë, gjithashtu, se deri kur do të na duhet të marrim mbështetje të jashtme - si paterica - për t’i bërë sistemet tona ligjore të funksionojnë siç duhet?”, shprehet ajo.

Në rajonin e Ballkanit, rezultatet e gjykatave vendëse ndryshojnë ndjeshëm.

Blakaj e veçon Bosnje e Hercegovinën si vendin që ka bërë më së shumti, si për numrin e proceseve, ashtu edhe për nivelin e përgjegjësisë së personave të gjykuar.

Sipas një analize të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, gjykatat vendëse atje kanë përfunduar 773 raste kundër 1.209 të akuzuarve. Në 499 raste janë shqiptuar aktgjykime dënuese të formës së prerë.

Megjithatë, Vukushiq thotë se në Bosnje e Hercegovinë mbeten qindra raste të mundshme, dhe paralajmëron se shumë prej tyre mund të mos arrijnë kurrë në gjykatë.

Në Kroaci, sipas të dhënave që i ka siguruar Radio Evropa e Lirë, nga viti 1991 deri më 31 mars 2026, prokuroritë kanë ngritur aktakuza kundër 2.185 personave. Ndërkaq, gjykatat nuk kanë kthyer përgjigje sa i përket numrit të aktgjykimeve.

Në Mal të Zi, sipas Bojana Maloviqit nga organizata Aksioni për të Drejtat e Njeriut, gjatë tri dekadave janë ngritur nëntë aktakuza.

Shtatë procedura kanë përfunduar me vendime të formës së prerë: katër me aktgjykime dënuese, dhe tri me lirimin e të gjithë të akuzuarve. Dy procedura të tjera po vazhdojnë./REL

gjykata ne hage krimet ne ballkan

Sondazh

Poll

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë