Sërish “përqafim dhe dashuri” mes Zelensky dhe Vuçiçit: Diskutuam integrimin në BE dhe sulmet ruse

19 Shtator 2026 | 09:20

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të Samitit të Tetëshes së Karpateve.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Zelensky shprehet se e vlerëson pjesëmarrjen e Serbisë në këtë format dhe thekson rëndësinë e krijimit të mundësive ekonomike dhe të sigurisë për vendet e rajonit.

“U takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Samitin e Tetëshes së Karpateve. Jam mirënjohës që Serbia i është bashkuar këtij formati”, shkruan Zelensky.

Sipas tij, gjatë takimit me Vuçiçin u diskutuan edhe marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së tij në Beograd.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua integrimit evropian të Ukrainës dhe Serbisë, si edhe situatës së krijuar nga sulmet ruse ndaj Ukrainës.

“Diskutuam në detaje integrimin evropian të Ukrainës dhe Serbisë dhe situatën me sulmet ruse. Do të vazhdojmë dialogun tonë dypalësh”, deklaron presidenti ukrainas.

Zelensky bëri të ditur gjithashtu se gjatë ditës do të marrë pjesë, së bashku me liderët e tjerë, në Forumin e parë të Biznesit të Karpateve, i cili synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë në rajon.

Statusi i plot i Zelenskyt:

U takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Samitin e Tetëshes së Karpateve. Jam mirënjohës që Serbia i është bashkuar këtij formati.

Është e rëndësishme ta zhvillojmë atë në një mënyrë që t’i mundësojë çdo vendi të rajonit të gjejë mundësitë ekonomike dhe të sigurisë që i nevojiten. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta realizuar këtë dhe sot, së bashku me liderët e tjerë, do të marr pjesë gjithashtu në Forumin e parë të Biznesit të Karpateve.

Me zotin President diskutova marrëveshjet e arritura gjatë vizitës sime në Beograd. Folëm në detaje për integrimin evropian të Ukrainës dhe Serbisë, si dhe për situatën lidhur me sulmet ruse.

Do të vazhdojmë dialogun tonë dypalësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet e së dielës në Berlin dhe Mecklenburg! Një provë e re për Merzin pas humbjes së rëndë në Saksoni

Të dielën, më 20 shtator, qytetarët në Berlin dhe në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parlamenteve të tyre rajonale....
08:27 | 19/09/2026

Tragjedi në Itali, kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare

Një 42-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi u përplas nga një kamion plehrash në San Dona di Piave, pranë Venedikut, në Itali. Aksidenti ndodhi pak...
17:43 | 18/09/2026

Policia spanjolle nis operacionet për të larguar emigrantët nga plazhet e Ceutës

Policia spanjolle ka filluar zhvendosjen e qindra emigrantëve në Ceuta në një vend të ri me tenda në zonën portuale të territorit spanjoll në Afrikën...
14:54 | 18/09/2026