LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Kanadaja dhe BE, një vështrim në marrëdhënien e veçantë

Edhe pse Kanadaja është gjeografikisht e largët nga Europa, lidhje më të ngushta politike janë të mundura. Kur po flitet për bisedime për një anëtarësim të asociuuar, DW hedh një vështrim marrëveshjeve të tjera të BE.

19 Shtator 2026, 09:24 Nga I.A
Analiza e DW: Kanadaja dhe BE, një vështrim në
Mark Carney

BRUKSEL- Kanadaja dhe  BE "e shohin botën përmes të njëjtës lente", sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.  Dhe kjo ndjenjë duket se është e ndërsjellë.

"Angazhimi ynë ndaj sundimit të ligjit dhe mbrojtja jonë e palëkundur e dinjitetit njerëzor, lirisë individuale dhe demokracisë kanë të njëjtat rrënjë të thella dhe të njëjtin përkushtim të palëkundur," tha kryeministri kanadez Mark Carney.

Në këtë frymë, dhe ndërsa të dyja palët kërkojnë një mënyrë efektive për t'u përballur me Donald Trumpin dhe tarifat e tij, Ursula von der Leyen hodhi idenë të enjten se Kanadaja mund të bëhet anëtarja e parë e asociuar e Bashkimit Evropian.

Duke qenë se koncepti i anëtarësisë së asociuuar nuk ekziston ende, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë do të përfshinte kjo. Gjermania kishte propozuar për Ukrainën një marrëveshje të ngjashme këtë vit, por Volodymyr Zelenski e refuzoi idenë me arsyetimin se vendi i tij dëshironte anëtarësim të plotë. Edhe pse nuk njihen zyrtarisht si anëtare të asociuara, shumë vende ruajnë lidhje të ngushta ose kanë lidhur marrëveshje me bllokun evropian. DW hedh një vështrim mbi disa prej tyre dhe se si funksionojnë.

EFTA dhe qasja në tregun e brendshëm - Norvegjia, Lihtenshtejni, Islanda

Nën këtë model, vendet e 'Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA)' janë pjesë e tregut të brendshëm të BE, gjë që lejon lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda Zonës Schengen. Këto tre vende gjithashtu respektojnë shumë rregulla të BE në fusha të tilla si turizmi, mjedisi dhe arsimi.

Megjithatë, ekzistojnë dallime të dukshme. Këto vende nuk marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes, përveç se japin një kontribut të caktuar në hartimin e politikave, si përmes pjesëmarrjes në grupe ekspertësh. As nuk janë pjesë e bashkimit doganor, nuk përdorin euron, apo nuk janë të detyruar nga politika tregtare e përbashkët e BE ose legjislacioni i BE për drejtësinë. Muajin e kaluar, Islanda mbajti një referendum për anëtarësimin e plotë në BE, por fushata e qeverisë në favor të tij dështoi dhe vendi mbetet anëtar i EFTA-s.

Marrëveshje dypalëshe - Zvicra

Edhe pse ndan kufij me katër shtete anëtare të BE-së (Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Austrinë), Zvicra kurrë nuk ka qenë anëtare e plotë. Megjithatë, më shumë se 120 marrëveshje dypalëshe janë nënshkruar midis BE-së dhe Zvicrës gjatë 50 viteve të fundit. Këto mbulojnë fusha të tilla si tregtia, transporti, siguria dhe arsimi. Një paketë e re marrëveshjesh u finalizua vitin e kaluar, njëzet vjet pas nënshkrimit të marrëveshjeve të fundit.

Më shumë se 1.5 milionë qytetarë të BE-së jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ndërsa 466.200 shtetas zviceranë janë zhvendosur në drejtim të kundërt. Kjo është e mundur sepse Zvicra është gjithashtu pjesë e Hapësirës Shengen, e cila lejon lirinë e lëvizjes së njerëzve përtej kufijve.

Zvicra jep kontribute financiare për disa shtete anëtare të BE-së që u anëtarësuan gjatë zgjerimit të vitit 2004, kryesisht në Evropën Lindore, por nuk ka të drejtë vote brenda BE-së dhe miraton vetëm disa nga ligjet e BE-së. Zvicra gjithashtu mund të marrë pjesë në disa programe dhe projekte kërkimore të BE-së, pas negociatave individuale.

Marrëveshja pas Brexitit - Britania e Madhe

Më shumë se katër vjet pasi Britania e Madhe votoi për t'u larguar nga BE-ja në një referendum në vitin 2016, të dyja palët nënshkruan një marrëveshje tregtare dhe bashkëpunimi. Negocimet ishin të tensionuara dhe komplekse, dhe tani Britania e Madhe ka akses të kufizuar në tregun e BE dhe përputhet me BE-në në disa fusha politike dhe rregullatore, të paktën për momentin.

Nuk ka më lëvizje të lirë të njerëzve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së në asnjë drejtim, dhe Britania e Madhe nuk bën pjesë as në tregun e brendshëm e as në bashkimin doganor. Që kur Partia Laburiste (qendra-majtas) zëvendësoi konservatorët në qeveri në vitin 2024, diskutimet për kthimin në bashkimin doganor dhe përputhshmërinë me fusha të tjera të caktuara të politikave të BE-së janë intensifikuar. Megjithatë, një rikthim në anëtarësinë e plotë duket pa gjasa për momentin.

Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit – vendet e Ballkanit Perëndimor

BE nuk ka pranuar asnjë shtet anëtar të ri pas Kroacisë në vitin 2013. Disa vende fqinje në rajon shpresojnë të bashkohen me Bashkimin, por së pari duhet të përmbushin një sërë kriteresh në kuadër të 'Procesit të Stabilizimit dhe Asociimit' të BE-së, të hartuar për 'Ballkanin Perëndimor '. Këto janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në kuadër të këtij programi, BE-ja është zotuar të "përgatisë partnerët e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim përmes reformave ekonomike dhe investimeve, dhe t'u mundësojë qytetarëve të rajonit të përfitojnë nga disa prej avantazheve të anëtarësimit në BE".

Së pari, vendet duhet të bëhen kandidatë zyrtarë për anëtarësim duke dorëzuar një aplikim në BE, ku çdo shtet anëtar duhet të jetë dakord të pranojë kandidaturën e tyre. Kjo pasohet nga një proces negociatash, i ngjashëm me atë që po zhvillohet aktualisht me Ukrainën, Serbinë, Shqipërin dhe Malin e Zi. Së fundi, hartohet një traktat anëtarësimi, i cili duhet të miratohet nga Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian. Vetëm pasi ky traktat të jetë nënshkruar dhe ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare dhe vendi kandidat, ky i fundit bëhet anëtar i BE-së./DW

ursula von der leyen mark carney

Sondazh

Poll

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë