
Sulmuesi anësor i Barcelonës, Raphinha e konsideroi “padrejtësi” faktin që emri i tij dhe ai i Pedrit nuk ishin në listën e të nominuarve për trofeun e “Topit të Artë”.
Megjithatë braziliani tha se është krejt e qartë se kush duhet ta fitojë trofeun prestigjoz, duke iu referuar 18 vjeçarit Lamine Yamal. Ai tha se Yamal i ka të gjitha numrat në favorin e tij dhe se njerëzit do të paguanin shumë para për ta parë teksa luan.
"Lamine duhet ta fitojë 'Topin e Artë'! Është më se e qartë se ai i ka statistikat në favor të tij, pasi ka fituar trofe me klubin dhe e ka fituar Kupën e Botës si titullar kyç. Njerëzit do të paguanin çdo shumë për ta parë atë duke luajtur dhe unë do ta bëja gjithashtu; është e qartë se Lamine duhet ta fitojë atë, pa asnjë dyshim. Me gjithë respektin për të tjerët, Lamine duhet ta fitojë atë me një diferencë të madhe”- tha Raphinha. Versus.al

