AKTUALITET /

“Është Shqipëri këtu, jo Xhamajka”, shqiptari i kritikoi për veshjen, turistët e akuzojnë për r*cizëm

Shkruar nga Versus

“Është Shqipëri këtu, jo Xhamajka”, shqiptari i

Një grup turistësh britanikë pati një moment jo shumë të këndshëm me një qytetar shqiptar teksa ndodheshin për pushime në Shqipëri. Në videon e publikuar nga influenceri britanik Sam Obad, shqiptari shfaqet teksa kritikon turistet femra për mënyrën e veshjes e cila sipas tij nuk është korrekte për kulturën shqiptare.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe influenceri i cili i kërkon shqiptarit që t’i lërë rehat me argumentin se ato mund të vishen si të duan. Ndërsa shqiptari shënjestrohet për racizëm, komentet në postimin e bërë theksojnë se personi në video thjesht po mundohet të nënvizojë disa aspekte të kulturës shqiptare që duhen respektuar.

"Eshtë Shqipëri këtu, jo Xhamajka"- dëgjohet të thotë shqiptari, ndërsa turistja britanike i kërkon të largohet. Në këtë moment ndërhyn edhe influenceri i cili teksa thekson se po mbron "femrat me ngjyrë", i thotë shqiptarit se nuk ka përse të shqetësohet për atë çfarë ato veshin. Versus.al

 

Poll