POLITIKË /

“Kecin do e pjekim dhe nëse s’e bën”, Sara Mile i premton të moshuarit urën: Do ta bëjmë për respekt të ditëlindjes

Shkruar nga Versus

“Kecin do e pjekim dhe nëse s’e bën”, Sara Mile i

Ndërsa hyjnë në javën e dytë të nismës ‘Prania Besnike’ me anë të së cilës synojnë të dëgjojnë ankesat e qytetarëve, deputetët socialistë po publikojnë video e foto nga takimet. Së fundmi, deputetja Sara Mila ka publikuar në rrjetin social një video nga takimi me një të moshuar në fshatin Gracen të Elbasanit i cili i kërkoi riparimin e një ure të vogël pranë shtëpisë së tij.

“Mendova direkt t’ja bëj surprizë për ditëlindje por 25 gushti është larg, ndaj iku si alternative”- shkruan deputetja krahas videos së publikuar.

Ndërsa i moshuari teksa nxitonte t’i tregonte kartën e ID për të parë datën e ditëlindjes, e ftoi në banesën e tij duke i thënë se do ta mirëpriste duke pjekur edhe një kec edhe në rast se ura nuk do të bëhej.

Biseda gjatë takimit për ‘Praninë Besnike’:

Ma jep kartën ta shoh ditëlindjen. Kur të kesh ditëlindjen do vij

I moshuari: Nëse e kam datëlindjen pas kësaj, një kec do ta gjej. Edhe urën të mos e bësh, unë kecin do e gjej.

Mila: E paske në gusht

I moshuari: Gushtin tjetër dua urën unë.

Sara Mila: Për respekt të ditëlindjes, urën do ta bëjmë. Versus.al

 

Poll