Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Avokati i Thaçit trondit me deklaratën: Specialja e lidhi pavarësinë e Kosovës me krime lufte

    “Tërmet” në Europë! Chelsea pëson tjetër goditje, Bayern shpërthen me 7 gola ndaj Union Berlin

    Alarm në Arabinë Saudite, dy shpërthime tronditin Riadin gjatë natës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Avokati i Thaçit trondit me deklaratën: Specialja e lidhi pavarësinë e Kosovës me krime lufte
    Kosovë

    Avokati i Thaçit trondit me deklaratën: Specialja e lidhi pavarësinë e Kosovës me krime lufte

    September 19, 2026

    Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, thotë se problemi më i madh i aktgjykimit të Gjykatës Speciale nuk janë vitet e dënimit, por një përfundim që, sipas tij, prek vetë luftën çlirimtare të UÇK-së. Sipas avokatit, në arsyetimin e vendimit gjykata ka shkruar se pavarësia e Kosovës u arrit, në një masë të konsiderueshme, përmes mjeteve kriminale.

    Paralajmërimi i Misetiç erdhi pasi Marko Prelec, ish-bashkëpunëtor i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë dhe ekspert i International Crisis Group, komentoi debatet e krijuara pas aktgjykimit. Prelec argumentoi se është e gabuar të thuhet se Gjykata Speciale ka vënë në bankën e të akuzuarve vetë të drejtën e Kosovës për pavarësi.

    “E drejta e Kosovës për pavarësi, ashtu si e drejta e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë në bankën e të akuzuarve. Të sillesh sikur është, vetëm na bën të dukemi keq.”

    Sipas Prelecit, Gjykata nuk kishte juridiksion të gjykonte ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe, për rrjedhojë, nuk mund të thuhet se vendimi e shpall të paligjshme atë.

    Por Luka Misetiç thotë se pikërisht këtu nis problemi. Sipas tij, edhe pse Gjykata nuk kishte kompetencë të vendoste mbi pavarësinë e Kosovës, në arsyetimin e aktgjykimit ka bërë një hap më tej, duke lidhur qëllimin për pavarësi me krimet e luftës.

    “Trupi Gjykues ka vendosur se një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe ‘të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së’ ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës. Madje as Prokuroria nuk kishte shkuar deri në këtë pikë. Marko Prelec ka pjesërisht të drejtë kur thotë se gjykata nuk e shpalli të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi, sepse nuk kishte juridiksion për ta bërë këtë, por ajo konstatoi se mjetet e përdorura për ta arritur pavarësinë e Kosovës ishin, në një masë të konsiderueshme, kriminale.”

    Për Misetiçin, mënyra si është shkruar aktgjykimi prek mënyrën se si interpretohet lufta e UÇK-së dhe rruga që çoi në pavarësinë e Kosovës, ndaj kjo pritet të jetë një nga argumentet kryesore që mbrojtja do të ngrejë në Apel.

    Sipas procedurës së Dhomave të Specializuara, palët kanë 30 ditë nga marrja e aktgjykimit të plotë me shkrim për të paraqitur njoftimin zyrtar të apelit dhe për të përcaktuar pikat që kundërshtojnë.

    Pas këtij hapi, pala që apelon ka edhe 60 ditë për të dorëzuar argumentet e plota juridike. Më pas, pala tjetër ka 30 ditë për t’u përgjigjur, ndërsa apeluesi edhe 15 ditë për kundërpërgjigje. Në fund të kësaj procedure, Paneli i Apelit mund ta lërë në fuqi aktgjykimin, ta ndryshojë ose ta rrëzojë atë.

    Ndërkohë, ndërsa ekipet ligjore përgatiten për fazën e Apelit, reagimet në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së vijojnë edhe jashtë Kosovës. Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar për sot tubime në Zvicër, Gjermani dhe Kanada, ndërsa një tjetër është njoftuar për nesër në Austri, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Gjykata Speciale kosove Uck
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Avokati i Thaçit trondit me deklaratën: Specialja e lidhi pavarësinë e Kosovës me krime lufte

    September 19, 2026

    “Tërmet” në Europë! Chelsea pëson tjetër goditje, Bayern shpërthen me 7 gola ndaj Union Berlin

    September 19, 2026

    Alarm në Arabinë Saudite, dy shpërthime tronditin Riadin gjatë natës

    September 19, 2026

    “Prania Besnike”, 431 ankesa në dy javë/ Rama: Procesi të vijojë sipas objektivave dhe planeve

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.