Falsifikoi dokumentet për 6 prona me ndihmën e ish-drejtorit të ASHK-së/ Jepen masat për të akuzuarit
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u arrestuan shtetasit, E.S., ish-Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe përfituesi i pronave, të dyshuara të marra me dokumente të falsifikuara E.H., si dhe u dha masë sigurimi ‘Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore’ për shtetasin E.R., ish-hartograf pranë ASHK-së Fier.
Hetimet mbi procedimin penal nr. 1715, datë 05.11.2025, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar respektivisht nga nenet 186, 143, 287 dhe 248 të Kodit Penal, nisën pas dyshimeve për përfitim dhe regjistrim të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit, si dhe tjetërsimin e tyre dhe qarkullimin e vlerave monetare të përfituara.
Fakti penal i dyshuar lidhet me vendimin e vitit 2008 i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që parashikonte njohjen e të drejtës së kompensimit për 100 ha tokë bujqësore në zonën e Levanit dhe Dërmënasit. Një prej trashëgimtarëve përfitues, shtetasi E.H., ka përfituar më pas, me Vendimin nr. 1944, datë 26.11.2018, të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kompensim financiar në vlerën 53.800.000 lekë.
Pavarësisht kompensimit financiar, nga hetimi dyshohet se gjatë vitit 2023, shtetasi E.H. ka ndjekur procedura për regjistrimin e 6 pasurive në ZK nr. 2436, me sipërfaqe totale rreth 71.7 ha, duke iu referuar Vendimit nr. 246, datë 21.02.2008.
Hetimi deri ne këtë fazë ka evidentuar veprimet e E.S., ish-Drejtor i ASHK Fier, dhe E.R., ish-hartograf pranë ASHK Fier, lidhur me trajtimin administrativ dhe kadastral të dokumentacionit të përdorur për regjistrimin e pasurive.
Pas regjistrimit, disa prej pasurive dyshohet se janë tjetërsuar nëpërmjet shitjes, duke gjeneruar të ardhura në vlera të konsiderueshme. Hetimi vijon për verifikimin e këtyre transaksioneve, gjurmimin e vlerave monetare dhe përcaktimin e destinacionit të tyre.
Gjatë hetimit u sekuestruan edhe 715.976 euro, të depozituar në llogarinë bankare të E.H. Si dhe janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike dhe materiale të tjera, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.
Hetimi vijon për dokumentimin e plotë të rrethanave të çështjes, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe individualizimin e përgjegjësisë penale./ CNA
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar p...
Policia e Korçës ka hartuar një plan masash për garantimin...
Reforma e re Territoriale duhet të shoqërohet me një riorg...
Krahasimi ndërmjet propozimit të Partisë Socialiste për 46...
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari në një status ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka thye...
Sot zhvillohet dita e 111 e protestës. Protestuesit pasi u...
Bashkimi Evropian ka përcjellë një mesazh të qartë pas rea...
Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Piazza Duom...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me ...
Deputeti i PD-së Enno Bozdo ka reaguar për takimin e kryem...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka komentuar audiopërgjimet e i...
Në një seancë maratonë Kuvendi ka miratuar projektligjin e...
Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për...
Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në masën e sigurisë “arr...
Një vatër zjarri ka rënë sot në malin e Moravës në Korçë. ...
Përveç muzikës dhe serenatave, nata e parë e “Serenights F...
Prokuroria e Posaçme po merr në pyetje drejtoreshën e Thes...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se ka shumë shpresë...
Kreu i PD-së Sali Berisha, i ftuar në emisonin Opinion me ...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autoritetet italiane kanë sekuestruar mbi 414 kilogramë ha...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesi...
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shk...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Komisioni Evropian njoftoi të premten se Presidentja Ursul...
Në kohëra me arka të zbrazëta, keqpërdorimi i sistemit soc...
Edhe pse Kanadaja është gjeografikisht e largët nga Europa...
SHBA-të dhe Danimarka kanë njoftuar një marrëveshje mbi si...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karbur...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 79.3 lekë dh...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...