Sport

Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e Interit dhe Italisë

Futbolli është në zi. Legjenda Sandro Macola ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Macola u kthye në legjendë për Interin, por edhe futbollin italian. Gjatë karrierës së tij fitoi katër tituj kampion në Itali, dy Kupa e Kampioneve që sot është Champions, por dy Kupa Interkontinentale.

Në vitin 1968 fitoi Europianin duke qenë pjesë e Italisë. Nënkampion bote ishte në vitin 1970 pikërisht në ndeshjen historike me Gjermaninë.

Ish-sulmuesi fitoi dy herë çmimin si golashënuesi më i mirë. Për rreth 17 vite kontribuoi tek Interi.