Dorjana Haka, ish-bashkëshortja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e mjekëve Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit për dënimin e tyre për “mjekim të pakujdesshëm” ndaj Dorjana Hakës, ish-bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha.
Elona Burba është dënuar me 1 vit burg, dënim i konvertuar në 2 vite shërbim prove, si dhe i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit për 2 vite. Ndërsa Petrit Rexhepi është dënuar me 6 muaj burg, të konvertuar në 1 vit shërbim prove.
Sipas Gjykatës së Lartë, dy mjekët nuk kanë kryer ekzaminimet e nevojshme përpara ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa Apeli ka bërë një analizë të drejtë dhe në përputhje me ligjin.
Gjykata thekson se përkeqësimi i gjendjes së Dorjana Hakës mund të ishte shmangur nëse do të ishin kryer testet e koagulimit përpara ndërhyrjes. Dorjana Haka humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
/vizionplus.tv




