
Kombëtarja Shqiptare e futbollit ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për katër ndeshjet e 'Ligës së Kombeve' që do të luhen së shpejti.
Në listën e publikuar shihet rikthimi pas një kohe të gjatë i portierit Etrit Berisha. Ndërsa pritet të shihet performanca e skuadrës në një kompeticion të tillë për të vënë re ndryshimin që do ketë loja nën drejtimin e trajnerit italian Rolando Maran.
Në total janë ftuar 29 lojtarë që luajnë në liga të ndryshme kryesisht europiane.


