
Trajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, dy debutues dhe rikthime në skuadër Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj të ri në kompeticionin UEFA Nations League, me katër ndeshjet e para ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën do të përballet në dy takime.
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për këto sfida. Në listë bëjnë pjesë edhe dy emra që marrin ftesën e parë me Kombëtaren, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina.
Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas mungesave për shkak të dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Në listë është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet të jetë pjesë e grupit të Kombëtares.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.
Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.
Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 21 shtator, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Biletat për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 Shtator10:34
Mancini hap epokën e dytë me Italinë, 9 debutues dhe një rikthim surprizë
Roberto Mancini ka bërë publike listën e parë të tij pas rikthimit në stolin e kombëtares italiane. Trajneri që udh&eu...
SPORT
19 Shtator10:19
Ndahet nga jeta legjenda e Interit dhe e kombëtares italiane
Sandro Mazzola, simboli i Interit dhe legjenda e kombëtares italiane të futbollit, është ndarë nga jeta në moshën 83-vje&cc...
SPORT
19 Shtator10:01
Tregolësh për Olise, rekord për Kane. Bayern Munchen fiton me goleadë
Harry Kane shënoi golin e tij numër 100 në Bundesligë, ndërkohë që Bayern Munchen shkatërroi 7-0 Union Berlin.
Sulmue...
SPORT
18 Shtator23:40
Shkencëtarët krijojnë qeliza imunitare që godasin kancerin
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, Los Anxheles (UCLA), kanë zhvilluar qeliza të sistemit imunitar që mund të ...
SPORT
18 Shtator22:59
Dhunë pas sfidës Vllaznia-Teuta, tifozët sulmojnë autobusin e klubit durrsak
Tension dhe dhunë pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-Teuta.
Tifozë të Vllaznisë kanë sulmuar autobusin e skuadrës dur...
SPORT
18 Shtator21:58
Teuta mbretëron në Shkodër, Vllaznia zhytet edhe më shumë në krizë
Durrsakët triumfuan në transfertën e vështirë ndaj shkodranëve, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalojnë n&eum...
SPORT
18 Shtator20:41
Granit Xhaka nën hetim nga Prokuroria e Luzernës, ja për çfarë akuzohet mesfushori shqiptar
Granit Xhaka është përfshirë në një çështje hetimore në Zvicër. Futbollisti shqiptar i Kombëtares s&eum...
SPORT
18 Shtator19:29
Zidane e nis me revolucion te Franca, tekniku zbulon 23 “Gjelat” e tij të parë për ndeshjet e Nations League
Zinédine Zidane ka bërë publike listën e tij të parë si trajner i kombëtares së Francës, duke grumbulluar 23 futb...
SPORT
18 Shtator17:19
Yamal nuk kursehet, sulmon Kane dhe Mbappe: Topi i Artë është për më të mirin, jo për golashënuesin dhe fituesin e Championsit
Lamine Yamal ka ndezur sërish garën për Topin e Artë me një deklaratë që po interpretohet si një thumbim ndaj Harry Kane...
SPORT
18 Shtator15:57
Franca nis epokën Zidane/ Trajneri vendos rregulla të reja për marrëdhënien me mediat
Zinedine Zidane ka nisur zyrtarisht detyrën si trajner i Kombëtares së Francës, duke sjellë ndryshime të dukshme në më...